Debatet politike, Rama ne Top Story

 

Edhe kete te enjte shqiptaret pane ne parlament nje debat te sterzgjatur replikash dhe akuzash mes Kryeministri Edi Rama dhe ish-Kryeministrit Sali Berisha. Opinioni publik e vlereson nje debat te panevojshem dhe te padobishem, por ne seancen e kesaj te enjteje do te mbahet nje premtim i Rames.

“Nje sfide kemi ne ne kete salle, ate qe kur budallai hedh gurin, ne te mos shkojme pas gurit. Sot solemnisht jap fjalen qe ne kete salle une nuk merrem me me ty. Ty do te te leme te flasesh sa te duash sepse nuk duhet te harrojne shqiptaret se kush je ti. Fol sa te duash! Une me ty nuk merrem me. Ka vetem nje menyre qe te merresh me mua; shko ne Prokurori dhe provo akuzat. Je autor i gjithe ketyre gjerave qe akuzon te tjeret”, ishte premtimi i Kryeministrit  gjate nje replike me ish-Kryeministrin Berisha nga foltorja e Kuvendit.

Por a do ta mbajë apo jo Rama këtë premtim, ashtu si edhe premtime të tjera të fushatës elektorale, akoma më të rëndësishme se ky, si shëndetësia falas, arsimi, rilindja ekonomike e të tjera. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve dhe aktualitetit politik përballë gazetarit Sokol Balla këtë të enjte në Top Story ishte vetë Kryeministri Edi Rama në një intervistë të drejtpërdrejtë. 

 

Sokol Balla: Nje koment te shkurter, a do e mbani kete premtim? Aq me teper kur behet fjale per te shkuaren siç eshte zoti Berisha? Te replikosh me Bashen eshte normale…

Edi Rama: Nje njeri per fat te keq mban peng Kuvendin dhe PD-ne. Pavaresisht se ka shume gjera te rendesishme per te diskutuar, eshte vertete per t’u ndjere jo mire kur perfshihesh ne ate vorbull. Per sa me takon, une e konsideroj te mbyllur repliken me liderin e opozites. eshte per fat te keq nje personazh i degraduar qe udheheq procesin e degradimit te Parlamentit. Parlamenti duhet te jete pasqyra e zgjedhjes se bere nga populli. Une jam i bindur se shqiptaret dine ta bejne dallimin dhe qe PD ne Parlament nuk perfaqeson asgje nga interesat e atyre qe e kane votuar, por vetem ato te nje grushti njerezish qe nuk u ka dale ende pija nga vdekja e nje pushteti.

Sokol Balla: Edhe ju i pergjigjeni me te njejtat tone…

Edi Rama: Kete e refuzoj kategorikisht. Pavaresisht se mund te kete pasur marredhenie te veshtira mes nesh ne opozite dhe Parlamentit, nuk ka asnje gje qe mund te na beje te ngjashem si dy pika uji me ata qe jane sot ne opozite, apo qe te me beje mua dhe qeverine e sotme me parardhesin dhe qeverine e djeshme.

Sokol Balla: Kjo reflektohet tek deputetet tuaj, njeri prej tyre rrahu nje deputete te opozites…

Edi Rama: eshte nje proces degradimi i debateve te Parlamentit qe udhehiqet nga lideri i PD, per te demtuar marredhenien qe duhet te kete mes paleve ne nje demokraci normale, por qe eshte edhe gjeja e vetme qe ai di te beje. Gjithesesi, une besoj ne rilindjen e brendshme te nje grupi qe ka humbur gjithçka dhe qe sot jeton me te shkuaren, me nje frike dhe rezistence ndaj shume lidhjeve qe po keputen dita dites me boten e aktivitetit te paligjshem. eshte humbja e nje grushti njerezish qe fituan shume, por qe per fat te keq prej tyre shqiptaret humben shume.

Sokol Balla: Ka qe mendojne se ju po paguani koston e sjelljeve tuaja…

Edi Rama: Une ne Parlament nuk jam per te bere batuta per te humbur kohe, por per te respektuar ate pjese qe populli ka zgjedhur per ta perfaqesuar ne Parlament. Puna ime vazhdon pa te shtune e pa te diele, pa orar, per t’u marre me çeshtjet jetike. Por debati i sotem na devijoi nga ajo qe duhet te bejme ne kete periudhe kaq te veshtire qe na i ka lene pushteti i kaluar. Ne po avancojme dita dites dhe po shohim rezultatet ne luften kunder krimit, trafiqeve, droges, ne arsim e shendetesi, pavaresisht se eshte qesharake te thuhet pas 8 muajsh qe duhet shendetesia falas. Shendetesia falas eshte nje projekt qe kerkon kohen e vete dhe qe do realizohet brenda nje mandati. Gjithashtu, ne kemi bere legalizimet falas dhe po u japim njerezve titujt e pronesise.

Sokol Balla: Akuzat e opozites i krahasuat me mushkonjat…

Edi Rama: Une kam reaguar ndaj nje idiotesie se, ne Divjake çdo nate ne ora 8 ngriheshin avionet. Dhe une thash se, mbase jane mushkonjat qe duken si avionet. Kjo ka qene ajo qe une kam thene dhe i qendroj akoma.

Sokol Balla: Po pas ngjarjes qe ka ndodhur ne Divjake, mendoni se eshte mushkonje apo avion?

Edi Rama: Ne i kemi qendruar besnik zotimit qe eshte ende ne loje. Ne nuk kemi ardhur ne qeveri per te perseritur gabimet e parardhesve tane. Kur ne kemi thene se nuk zoterojme asnje prove e fakt te pohuar per kete forme te trafikut te droges, kemi qene teresisht korrekt dhe besnik ndaj zotimit tone. Te njejten gje ka konfirmuar edhe SHISH me nje deklarate publike.

Sokol Balla: Por pas kesaj deklarate ndodhi ngjarja…

Edi Rama: Po, por ky eshte nje problem nga i cili ne nuk duhet te habitemi dhe te themi se ky eshte fundi i botes, pasi kjo forme e trafikut, per te cilin nuk kemi pasur asnje prove, ndodh ne menyre te vazhdueshme edhe ne vendet e BE-se. Mesa duket e kane bere vete ata kur ishin ne pushtet, sepse kjo eshte zbuluar nga komisioni hetimor qe drejtohet nga nje deputete me eksperience ne drejtesi.

Sokol Balla: Ka struktura shteterore te perfshire ne te?

Edi Rama: Jam njohur me raportin e komisionit, qe eshte i pari komision serioz qe ka funksionuar dhe qe do te jape prova konkrete se si kjo ka ndodhur me pare.

Sokol Balla: Qe ka ndodhur para se te vinit ju ne pushtet?

Edi Rama: Po, ka ndodhur para shtatorit. Une dhe ministrja e Mbrojtjes jemi ne dijeni te informacioneve te klasifikuara.

Sokol Balla: Ka struktura policore dhe ushtarake ne kete trafik?

Edi Rama: Nuk dua te jap detaje, por informacioni qe une kam marre nga komisioni hetimor me ka tronditur per faktin se provat, te cilat une nuk kam dashur t’i besoj se ne Shqiperi mund te kishte trafiqe te tilla, tregonin se kishte nje veprimtari te tille me pare. Kjo ka ndodhur ne periudhen kur qeverisnin keta zoterinj qe sot me zell te madh bejne denoncimet.

Sokol Balla: eshte arrestuar nje person i trete lidhur me ngjarjen e Divjakes, duke e bere ngjarjen me interesante. Ç’mund te na thoni?

Edi Rama: U qendroj atyre qe kam thene dhe e perseris se ka qene nje periudhe e veshtire pasi jemi ndodhur ne nje vale sulmesh nga opozita, bazuar ne nje perbaltje sa me shpejt e sa me shume ndaj qeverise, ne nje moment kur po i afrohemi dates se statusit kandidat. Ne kete situate, nga njera ane degjojme vleresime dhe inkurajime, sepse me ne fund po luftohet droga ne Shqiperi, se kjo hordhi qe ka qene nuk eshte me dhe sepse diçka qe ndodhte dje s’merrej vesh, por sot merret vesh, ndodh sepse gjithçka po goditet shume fort. Po goditen rrjete te ngritura nga ata qe kishin pushtetin. Dhe nga ana tjeter degjojme kete lukuni akuzash.

Sokol Balla: Po akuzoni ata qe kane qene me pare ne pushtet…

Edi Rama: Disponojme prova te pakontestueshme se kjo ka ndodhur me pare. Mbledhja e forcave te policise rreth plazhit te Divjakes ishte para se te rrezohej avioni dhe planifikohej te kapej pjesa ne toke, jo avioni.

Sokol Balla: Sot gazetari i RD-se ka shkruar serish per trafikun e droges dhe vazhdon te pretendoje se eshte kercenuar me jete…

Edi Rama: Strukturat perkatese jane interesuar te gjitha per te verifikuar deklaratat e gazetarit dhe eshte zbuluar se nuk eshte e vertete. Gazetari nuk jep asnje prove dhe madje edhe numrat nga te cilet ai thote se ka marre mesazhe kercenuese nuk rezultojne te jene numra reale.

Sokol Balla: Dje Partia Demokratike ka kerkuar hetimin e shkarkimeve ne administrate. Perse e refuzoni komisionin hetimor per kete çeshtje?

Edi Rama: PD ishte ne komision, por deputetet e saj u ngriten nga tavolina dhe thane se duhet nje komision tjeter. Ne mund te jemi tolerante, sa t’i lejojme ne seanca ku shperfytyrohet Parlamenti dhe ku shkelet me te kater kembet e opozites etika, por nuk mund te pranojme çdo absurditet qe kerkohet. eshte e rendesishme te kujtohet se ndaj meje Saliu dhe opozita e sotme kane ngritur tre komisione. Duan komision hetimor ne menyre qe çdo te enjte ta kthejne Parlamentin ne salle debatesh te shterpta.

Sokol Balla: eshte interesant qendrimi i Metes. Nuk kemi degjuar asgje ne mbrojtje te qeverise, as nga ai, as nga deputetet e LSI, perkundrazi ka patur ndonje pickim sic ishte ai i zotit Luan Rama.

Edi Rama: Besoj qe ne jemi qeveria e pare ne te pakten sa me kujton pervoja ime ne kete periudhe pas shembjes se regjimit, qe punon si nje skuader dhe ju siguroj qe nuk ka asnje dallim. Detyrat jane te ndara. Meta eshte kryetar u Kuvendit dhe po ben nje pune te admirueshme ne drejtimin e Kuvendit, si nje person ashtu sic duhet te jete mbi palet, cka nuk eshte aspak e thjeshte ne kushtet e ketij lloji Kuvendi kur imponohet nje degradim i perjavshem. Per asnje moment nuk mund te them qe edhe kur ka patur debat krejt normal brenda shumices te kete patur pickime te natyres qe te kemi pare te shkuaren brenda mazhorances. Sinergjia eshte e plote per te formesuar ritmin qe duhet te zhvillohet marredhenia mes qeverise dhe grupeve parlamentare apo shumices, ku te dyja palet kane shume per te permiresuar. Ne thelb Aleanca per Shqiperine Europiane do te transformoje vendin.

Sokol Balla: I rikthehemi situates ne vend. Grevat e ketyre diteve paradoksalisht mua me kujton situaten e viteve 2010-2012, asaj kohe ishte kryeminister Sali Berisha…

Edi Rama: Mua me kujton shprehjen qe historia perseritet dy here, njehere si drame dhe njehere si farse. Ketu jemi ne kushtet e nje farse. S’ka asnje te perbashket keto lloje protestash me ato protesta qe diktuan axhenden e vendit ne peridhen pas grabitjes se zgjedhjeve ne vitin 2009. Jane te pabazuara per arsyen e thjeshte se nuk ka, nuk ndodh asgjekundi qe nje qeveri qe ende s’ka mbushur vitin te vendoset perballe nje vale protestash mbi thjesht dhe vetem marrezine e lidershipit te nje partie dhe per me teper nje qeveri, ku pjesa derrmuese e ministrave jane ministra per here te pare, nje qeveri ku askush nga ministrat nuk eshte i lidhur me te shkuaren te vihet ne shenjester nga nje tufe ministrash dhe nje kryeminister qe deri dje e rrenuan vendin ne kete fare feje. Duan te shpetojne ekonomine qe e lane ne kushtet e nje rrenimi te madh dhe borxheve te padeklaruara?

Sokol Balla: Por ju keni bere mbi 300 demostrata dhe greva dhe qe te conit policet te prishin dhe te percajne greven, per ju qe keni organizur greva kjo nuk shkon? S’eshte morale. Nje nga organizatoret e greves po hetohet…

Edi Rama: S’eshte e vertete. Nese do te ishte e vertete nuk shkon. Por nuk eshte e vertete. Por per cfare protestojne? Jane protesta qe mbledhin me pak njerez. Une jam i keqardhur per Partine Demokratike qe lindi si alternativa e madhe e ketij vendi qe eshte katandisur ne kete forme. Per çfare protestojne? Protestojne per korrupsionin? Per faktin qe jane ulur shifrat e krimit? Qe po kapen sasi te medha droge dhe po arrestohen njerez te kerkuar per krime te renda? Per çfare?

Sokol Balla: Protestojne se i keni hequr nga puna. Nje gje s’e kuptoj perse nuk shkoni te dialogoni me ta?

Edi Rama: Mos i ngaterro gjerat qe po them. Une fola per protesten e PD. Vijme tek grevat. Greva e pare. Me siguri qe do kisha shkuar dhe do te kisha takuar grevistet e urise nese do te paraqesin nje platforme, nje numer kerkesash dhe mbeshtesin nje kauze. Por cfare dialogu te besh me njerez te cilet jane aty per faktin qe jane hequr nga puna dhe qe duan te kthehen ne pune? Kjo s’ndodh. Nje pjese e tyre kane humbur ne gjykate dhe nderkohe qe sot jane ne Shqiperi jane me mijera njerez qe jane hequr nga puna nga 2005 e deri sot. Kam qene i befasuar nga fakti qe nuk jane kujdesur qe te gjejne njerez me integritet. Sigurisht, ne kete proces mund te kete njerez qe jane larguar me te padrejte. Mund te kete ndodhur, por si eshte e mundur qe nuk mund te zgjedhin disa njerez qe do te ishin shembuj e qe do te na vinin edhe ne ne veshtiresi, por kane zgjedhur njerez qe kane dosjet mal me verejtje, qe kane probleme te renda me korrupsionin dhe jane drejtues te PD.

Sokol Balla: Pra nuk do te dialogoni, nuk do te merreni me ta?

Edi Rama: Jo

Sokol Balla: Po per greven e ish te perndjekurve?

Edi Rama: Me vjen keq, por kur drejtuesi i greves si i i perndjekur pa bere asnje dite burg ka marre gjate kesaj periudhe trecerekun e asaj godines ku jane te perndjekurit dhe e ka kthyer ne prone te veten… Me kete te dialogojme ne? Ai drejtues duhet te largohet nga greva, te hape rrugen dhe te flasim me ata qe jane realisht te perndjekur. Kjo qeveri ka nente muaj dhe ka arritur te jape per 1 mije te perndjekur kestin e pare qe u takon. Flasim per te perndjekur qe jane rreth 80 vjeç qe ne 23 vjet nuk kane pare asnje lek me sy. 1 mije te tjere qe nuk kane prekur 1 qindrake do te marrin kestin e pare deri ne fund te veres dhe gjithe kjo ne nje kohe krize.

Sokol Balla: Kur do kthehet ne nje fshat normal Lazarati?

Edi Rama: Di te them qe ne 7 muaj jane goditur 807 raste dhe nuk impresionohem nga ata qe i shohin nga larg gjerat dhe as nga aksionet simbolike. Ne kemi nje plan te qarte. Do te transforomojme shtetin dhe policine e tij. Ne do te çrrenjosim drogen si nje simbol negativ per Shqiperine edhe pse lufta kunder droges nuk ka perfunduar gjekundi dhe s’do perfundoje as ne Shqiperi. Do te jete nje lufte e vazhdushme. Cfare prisni qe te ndodhte me shume brenda ketyre pak muajve nderkohe qe Policine e Shtetit e morem ne dorezim si nje turme te tradhetuar me nje kupole te inkriminuar dhe kete e thoshte raporti i DASH per lidhejt e krimit me zyrtaret e Policise se Shtetit? Nje polici e cila ishte lene menjane edhe nga partneret. Nje nga arsyet pse po kapet kaq shume droge eshte fakti qe jemi rilidhur me partneret dhe nuk po luftojme me vetem. Lidhjet u prene sepse operacionet qe normalisht behen ne bashkepunim ne me shume se nje rast u deshtuan nga fakti se ata qe duhet te binin ne rrjeten e policive u ndaluan perpara nga kupola e Policise se Shtetit dhe kur vendet e tjera pane qe ishte e pamundur te behej bashkepunim, u shkeputen.

Sokol Balla: Keto dite po perflitet per akuza per marreveshjen e deti kur Lulzim Basha ishte Minister i Jashtem. Perse tani ndaj Bashes? Duket si kundersulm.

Edi Rama: Une e di shume mire cfare shqiptaret sot perjetojne negativisht ne raport me ne; faktin qe nuk ka ende para drejtesise pergjegjes te peshes se rende.

Sokol Balla: Jo vetem kaq, por ne 2008 akuzonit Fazllic, Fazllic dhe ne dhjetor i dhate intekonjeksionin…

Edi Rama: Kjo eshte genjeshter dhe une e refuzoj genjeshtren. Sa i perket ndeshkimit vazhdoj shpresoj qe prokuroria do te coje perpara nje sere ceshtjesh te ndjeshme qe jane bere publike dhe qe nuk jane bere publike. Behet fjale per ceshtje te renda implikimesh qe kane shkuar deri ne kercenim te stabilitetit te vendit dhe sigurise kombetare. Prokuroria ka ne tryeze jo nje, por shume ceshtje te renda qe implikojne drejtperdrejte ish-ministra dhe zyrtare te larte. Ne mund te bejme cdo gje, por s’mund te marrim persiper te bejme edhe prokurorin edhe gjyqtarin. Por nje gje, ne nuk do te bejme sehir perballe kesaj farse dhe korrupsionit ne gjyqesor. Ne do te bejme nje reforme te drejtesise pa marre persiper te bejme gjykatesin dhe prokurorin, por nuk mund te mbyllim syte perballe gjykatesit dhe prokurorit te korruptuar qe ne gjithe keto vite ia moren frymen ketij populli.

Sokol Balla: Kancelarja Merkel do te jete nje ambasadore e mire ne kete Europe qe sa vjen e behet skeptike per zgjerimin?

Edi Rama: Ju nuk me keni degjuar dhe nuk do te me degjoni qe te dal para gazetareve dhe te them se mik kam ate dhe sa mik kam kete. Ajo qe mund t’u them eshte qe kancelarja gjermane na ka rezervuar nje pritje te denje per nje qeveri qe gezon besimin se do ta beje Shqiperine nje vend europian dhe une personalisht dhe te gjithe ne, jemi te detyruar karshi shqiptareve qe kete besim dhe kete pritshmeri ta kthejme ne rezultate. Jane rezultatet e qeverise shqiptare qe po krijojne nje atmosfere te re ne marredheniet mes ketyre vendeve dhe Shqiperise. Ne do ta bejme Shqiperine nje vend te vogel, por shume dinjitoz.

Sokol Balla: Do te marrim statusin ne qershor?

Edi Rama: Kur une thosha ne dhjetor qe Shqiperia u penalizua nga ekstremiste ne vendet anetare, shumekush dhe me gjithefare menyrash e perqeshen kete qe thashe une, ndersa sot jemi perpara proves, jo vetem Shqiperia u penalizua, por qe nga ana tjeter, vete BE po penalizohet per shkak te rritjes se ketyre forcave ekstremiste dhe une kam qene shume i hapur me te gjithe ata qe kam takuar. Ua kam thene ne sy qe rruga e zgjedhur nga disa prej forcave te moderuar per te luftuar me keta idiote qe duan te shkaterrojne BE, qe jane shprehje e tendencave racisite, anti-myslimane, qe jane me force te prirur qe ta refuzojne dhe perbuzin Shqiperine dhe gjithe rajonin…

Sokol Balla: Sapo quajtet nje te treten e Parlamentit Europian idiote. Ne nje interviste keni quajtur injorante 90 te deputeteve duke u thene qe nuk njohin mekanizmin e dhenies se statusit. Mendoni qe keto deklarata nga Kryeministri i Shqiperise ndihmojne kur kane mbetur pak dite nga statusi?

Edi Rama: Une i qendroj deklaratave te mia. Dhe kam quajtur te paditur 90 perqind te deputeteve te vendeve anetare qe nuk e dine ndryshimin mes statusit, negociatave dhe anetaresimit dhe kjo eshte e vertete.

Sokol Balla: Edhe njehere do e marrim apo jo statusin?

Edi Rama: E rendesishme eshte qe Komisioni Europian thote po dhe ky eshte matesi yne. Ne na duhet nje raport pozitiv nga Komisioni dhe ketu e kemi kryer detyren dhe ne momentin qe vendet anetare ulen per ta diskutuar… nje pjese kane probleme te medha me veten.

Sokol Balla: Ajo deklarata e juaj qe nuk ka krim te organizuar shqiptar…

Edi Rama: Nuk ka sepse krimi i organizuar eshte i perbashket. Nuk ka krim te organizuar shqiptar, shqiptaret jane te lidhur me greket, italianet, etj. Mesazhi qe percjellim kudo eshte qe Ballkani dhe Shqiperia i duhen Europes, aq sa na duhet Europa ne, sepse nje Europe e sigurite eshte nje Europe e integruar. Nderveprimi ne luften kunder krimit sjell me shume rezultate. Une nuk e pranoj kurre qe krimi i organizuar qenka shqiptar, prostitucioni qenka shqiptar. S’mund te identifikohet Shqiperia me prostitucionin sepse tregu i prostitucionit eshte ne Europe, jo ne Shqiperi. Sot ne jemi shume te vetedijshem, jemi nje vend i vogel, jemi nje vend ne mes te Europes, por kemi zerin tone dhe nuk lejojme njeri, as qe te na marrin neperkembe, as te na marrin budalla. Shqiperia nuk do te merret me neperkembe sa here qe ka qene nevoja.

Sokol Balla: Ka rezonance mes shqetesimeve te opozites dhe nderkommbetareve?

Edi Rama: Zero! Nuk ka. Sot ambasada amerikane beri nje deklarate ku tha se duhet te reflektoje Sali Berisha. Flasin kur ka dicka per te thene dhe nese do te ishin te gjitha keto qe thote opozita do te kishte shperthyer gjithe Europa qe ketu ka shperthyer korrupsioni, ka ardhur karteli i droges etj. eshte arrestuar nje gjeneral i korruptuar dhe ai sot doli ne mbrojtje te tij. Ne nuk e shikojme opoziten si nje problem, e shikojme si nje ndihme sepse nepermjet kritikave te saj na ndihmon te sistemojme pozicionet.

Sokol Balla: Akuzoheni se po i merrni kompetencat e Presidentit…

Edi Rama: E pavertete. Drafet ne Ministrine e Mbrojtjes jane pergatitur ne bashkepunim te ngushte me partneret tane. Ka vetem disa ndryshime ligjore ne perputhje me Kushtetuten duke hequr ato atavizmat e vjetra.

Sokol Balla: Keni premtuar shendetesine falas…

Edi Rama: E di qe e kemi premtuar. Po them ata qe kane njerez ne nevoje per ilace ne shtepi mund ta deshmojne qe u kemi premtuar qe do te heqim taksen mbi ilacet dhe i kemi hequr, qe do te japim alternativa per ilacet e rimbursueshme dhe qe do te shkojme drejt uljes se cmimeve te ilaceve dhe jemi ne ate rruge dhe keshtu do te ndodhe. Po vazhdojme te reformojme sistemin pjese-pjese, as spitalet sot nuk jane ato qe ne kemi premtuar, por do te behen ato qe ne kemi premtuar ne fund te mandatit kur te japim llogari. Ka ndryshime te rendesishme, por nukjemi aty ku kemi premtuar. Po punojme dhe jemi ne nje ndryshim radikal te zyrave publike. Kemi ardhur ne qeveri dhe s’kemi gjetur asnje projekt.

Sokol Balla: Cfare u be me Byrone e Hetimit?

Edi Rama: eshte pjese e Ministrise se Brendshme dhe brenda ketij sesioni do te miratohet ne Parlament

Sokol Balla: Do ta rishikoni buxhetin 2014?

Edi Rama: Mund te kete nevoje per rishikim, por kemi nisur edhe diskutimin e buxhetit te 2015. Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe ekonomia ka rifilluar te marre fryme. Nuk them qe ka rifilluar te vrapoje dhe ajo qe me ben me shume krenar ne gjithe kete proces eshte fakti qe kush realisht do te punoje, sot ka mundesi me te medha per ta tentuar.

/ Top Channel