Del Bosque largohet nga kombetarja por qendron ne federate

Lidhur me artikullin:

Federata Spanjolle e Futbollit i ofroi nje pozicion te ri Vicente Del Bosque, pas takimit me kreret e institucionit, ku trajneri konfirmoi vendimin per te mos vazhduar punen ne krye te Kombetares.

65-vjeçari njoftoi largimin menjehere pas humbjes 2-0 te La Roja-s perballe Italise, qe i shkaktoi kampioneve te Europes ne fuqi eliminimin ne 1/8-at e Kampionatit Europian.

Tashme, mbyllja e bashkepunimit u formalizua, por kreret e federates synojne te shfrytezojne njohurite dhe eksperiencen e Del Bosques, duke i ofruar nje tjeter detyre ne radhet e institucionit.

Kjo konfirmohej ne njoftimin zyrtar te Federates Spanjolle, ku perpos informacionit rreth takimit te 4 Korrikut ne Madrid, thuhej se presidenti Angel Maria Villar e cileson trajnerin pjese te trashegimnise se futbollit iberik dhe Del Bosque iu pergjigj pozitivisht fteses qe te vazhdonte punen ne federate. Oferta do te materializohet ne jjavet ne vazhdim.

Vicente Del Bosque mori drejtimin e perfaqesueses spanjolle ne vitin 2008 dhe menjehere e udhehoqi skuadren drejt triumfit ne Kampionatin Europian.

Ai ishte trofeu i pare madhor ne 44 vjet, por edhe nisja e nje cikli te arte. La Roja triumfoi edhe ne Boterorin 2010 ne Afriken e Jugut, si edhe mbrojti me sukses titullin kontinental ne Euro 2012.