Del Bosque le jashte kombetares 8 futbolliste

Trajneri i Spanjes, Vicente Del Bosque shpalli listen me 23 futbolliste per miqesoren me Francen qe do te zhvillohet ne Paris me 4 Shtator dhe per eliminatoren e Euro 2016 kunder Maqedonise ne Valencia, 5 dite me pas. 64-vjecari sikurse ishte parashikuar ka nisur revolucionin ne La Roha, pasi ne liste mungojne disa nga titullaret qe deshtuan ne finalet e Brazil 2014. Ne fakt Xavi Hernandez dhe Xabi Alonso jane terhequr vete nga kombetarja, ndersa Javi Martinez nuk eshte I gatshem per arsye demtimi. Jane lene gjithashtu jashte Pepe Reina, Gerard Pique,Juan Mata, David Villa dhe Fernando Torres. Pra jane 8 futbolliste qe perfaqesuan Spanjen ne Boteror, por qe nuk figurojne ne listen e Del Bosques. Ndersa ne nder prurjet e reja figurojne emra te tille si Kiko Casilla, Paco Alcacer, Isco, Raul Garsia, Iturraspe, Bartra, San Jose dhe Carvajal.