Del Bosque: “Terhiqem pas perfundimit te EURO 2016”

Vicente Del Bosque do te largohet nga drejtimi i perfaqesueses spanjolle te futbollit pas perfundimit te Europianit “France 2016”. Dicka e tille u konfirmua nga vete tekniku 63-vjecar, i cili sipas asaj qe zbulojne mediat spanjolle u ka bere me dije drejtuesve te Federates por edhe Ministrise se Sporteve te vendit iberik se kur te perfundoje kampionati europian qe do te zhvillohet ne France pas rreth dy vitesh ai nuk do te jete me trajneri i perfaqesueses La Roja. I pyetur per kete ceshtje edhe ne nje program radiofonik Del Bosque deklaroi se sipas te gjitha gjasave keto do te jene eliminatoret e fundit qe ai drejton Spanjen dhe europiani francez do te jete eventi i fundit madhor per te ne krye te kampioneve te Europes. Del Bosque i cili do te mbushe 64-vjec ne Dhjetorin e ardhshem u emerua si trajneri i Spanjes ne Korrik te 2008-s, vetem pak dite pasi La Roja ishte shpallur kampione e Europes ne kompeticionin qe u mbajt ne Austri dhe Zvicer. Deri tani ai e ka drejtuar kombetaren iberike ne 94 ndeshje gjate te cilave ka regjistruar plot 74 fitore. Me Spanjen Del Bosque ka fituar dy trofe madhore, Kupen e Botes ne vitin 2010 dhe ate te Europes ne 2012-n. Ai do te mbahet mend gjate edhe kur te largohet nga drejtimi i La Rojas pasi eshte trajneri i pare qe e ngjiti Spanjen ne majen e Botes, kur ne finalen qe u zhvillua ne Johanesburg te Afrikes se Jugut kombetarja iberike mposhti 1-0 Holanden me nje gol te Andres Iniestas.