Del ne shitje certifikata e pare e Steve Jobs

Lidhur me artikullin:

Certifikata e pare e Apple qe iu dha themeluesit dhe COE-s se saj Steve Jobs, ka dale tashme ne shitje me nje çmim prej 195,000 dollare.

Raportohet se kjo ishte edhe certifikata e pare e ketij lloji qe iu dha Steve Jobs. Pastaj ajo u harrua dhe nuk u shikua me si nje gje ‘me vlere’ derisa nje tregtar i dokumenteve te rralla e mori ate dhe e nxori ne shitje me kete cmim.

Viti 1981 qe eshte vulosur ne dokument tregon se certifikata iu dha Steve Jobs vetem nje vit pasi kompania Apple u be publike ne 1980.

Dokumenti ne fjale mendohet te kete qene i varur ne murin e zyres se Jobs deri ne 1985 kur ai u detyrua te largohej nga kompania. Pastaj CEO i ri, John Sculley kishte larguar çdo gje, bashke me çertifikaten dhe i kishte hedhur, por nje nga punonjesit qe e kishte gjetur ate e kishte ruajtur per 31 vite. Punonjesi e ka shitur dokumentin bashkengjitur me nje leter te noterizuar qe deshmon per vertetesine e certifikates.

Ky artikull u publikua se pari tek www.businessmag.al