Del online Revista Dhjetor 2016, produkt i Business Magazine Albania

 

Që nga Tetori atmosfera e biznesit dhe sipërmarrjes ka qenë tepër aktive. Aktivitete startup-esh, takime me menaxherë produkti, kompeticione idesh, samite, konferenca dixhitale të marketingut apo inovacionit kanë qenë fjalë kyçe dhe pika takimi për shumë prej nesh.

Në këtë numër të 12 të revistës është sjell përvoja aktuale nga njerëz që po bëjnë sukses me sipërmarrjet e tyre duke sjellë risi dhe duke u përpjekur të përmirësojnë jetët e njerëzve. Disa prej tyre janë mes nesh, si rasti i Valer Pinder-it që pas suksesit me Dyqan Taxi, tashmë po synon të sjellë librin Online.

Disa të tjerë po synojnë të ndërtojnë platforma që menaxhojnë sisteme hotelesh në tregjet amerikane, siç po bën Albi Zhulali me SoftMogul. Asgje nuk është e pamundur, nëse ke vullnetin për të ndjekur ëndrrat e tua dhe mendësinë prej sipërmarrësi. Këtë e konfirmoi, Edi Demaj, sipërmarrësi shqiptar në Detroit, i ftuar special i Startup Grind Tirana – në një intervistë ekskluzive për BusinessMag.

Dhe nëse ju kërkoni më shumë frymëzim, se si mund të ndryshoni Botën, lexoni trajtimin e një personazhi si Elon Musk, i cili është në mision për të ndryshuar realitetin ku jetojmë.

Përveç këtyre janë sjell edhe mësime të rëndësishme nga Amancio Ortega, themeluesi i Zara apo 10 sipërmarrës të famshëm të cilët kanë dështuar para se të bëheshin të suksesshëm për t’ju treguar se të gjithë kanë pësuar dështim dhe e kanë përdorur për motivim të mëtejshëm dhe nuk janë ndalur.

E nëse nuk keni informacion se çfarë janë çertifikimet ISO, mund të lexoni në brendësi të revistës për të mësuar më shumë për to.

Shkarkojeni revistën në pajisjet tuaja dhe ndajeni me miqtë.