Dell del nga tregu i smartphoneve
Edhe pse dikush mund te argumentoje se Dell nuk ka qene ndonjehere ne te vertete ne tregun e smartphoneve, ka bere mjaft perpjekje per te terhequr vemendje me te dy llojet e platformave telefonike, Android dhe Windows.
 
Linjat e telefonave te prodhuar nga Dell : Dell Streak dhe Venue Pro Windows, dolen se ishin pa interes per perdoruesit. Pavaresisht ketij fakti, deri ne mars Dell ishte ende duke i shitur keto pajisje ne faqen e tyre zyrtare web, por tashme jane zhdukur perfundimisht.
 
Jeff Clarke, kreu i biznesit te perdoruesve te Dell, konfirmoi mungesen e ardhshme te smartfoneve prodhuar nga kjo kompani ne konferencen e fundit Boterore te Dell duke deklaruar se nevojitet shume investim per te qene me te vertete i sukseshem.
 
Tani per tani, Dell do te perqendroje perpjekjet e saj ne prodhimin e PC-ve qe funksionojne me Microsoft Windows 8 dhe kompjuterat tablete te bazuar ne Windows RT.