Demtimi i Gareth Bale eshte nje enigme. Askush nuk e di kur do te rikthehet ne fushe

Lidhur me artikullin:

Gareth Bale vazhdon te kete probleme ne pulpen e kembes, por askush te Real Madrid nuk guxon te jape afate per rikthimin e uellsianit. Pavaresisht se u perfol per tre jave mungese, rreziku eshte i madh. Sipas gazetes, Marca, sulmuesi mund te mungoje deri ne ndeshjen e kthimit me Romen ne Champions, me 8 Mars.

Stafi mjekesor ne Bernabeu do te ndjeke moton e “riskut zero”. Nje kerkese e qarte e bere nga stafi teknik, qe nuk deshiron te rrezikoje lojtaret. Bale mungon te shtunen kunder Athletic, do te humbase sfiden e pare me Romen, qe luhet mesjaven e ardhshme dhe perballjen me Malagan ne kampionat. Vetem nje permiresim i dukshem mund te bente qe uellsiani te luante ne derbin kunder Atletico Madrid me 27 Shkurt. Ne te kundert, lojtari do te qendroje pushim per aq kohe sa nevojitet. Kete e ka theksuar edhe trajneri Zinedine Zidane.

“Demtimi i Gareth nuk me shqeteson. Nuk mund t’ju them se javen e ardhshme do te nise stervitjet, pasi mund ti nevojitet pak me teper kohe per rikuperimin. Megjithate, jemi te qete. Bale eshte nje lojtar mjaft i rendesishem per Realin dhe nuk do te rrezikojme. Do ta aktivizojme vetem nese eshte ne 100 per qind te formes”.

Prej transferimit ne vitin 2013, Gareth Bale ka pesuar dhjete demtime, e thuajse te gjitha ne pulpe. Nga ky problem, uellsiani ka humbur 29 ndeshje te Real, duke qendruar pushim per nje total prej 189 ditesh.