Dennis: “McLaren – Honda nje binom i suksesshem”

Lidhur me artikullin:

Te Mclaren te gjithe jane shume entuziaste. Mbrritja ne skuader e nje piloti te madh si spanjolli Fernando Alonso por edhe bashkepunimi me Honda, ka ndryshuar teresisht ambientin. Qe nga sezoni i ardhshem skuadra britanike mund te thote serish fjalen e saj ne sportin e Formula 1 duke pretenduar per te gjithe titujt e mundshem. Pergatitjet e para per kampionatin Boteror te vitit 2015 ka qene shume pozitive me makinen e re qe eshte shfaqur ne lartesine e duhur. Dicka te tille nuk e priste as shefi i skuadres me qender ne Woking, 67-vjecari britanik Ron Dennis i cili ka mbetur shume i kenaqur me performacen e makines Mclaren-Honda MP4/30 ne testet parasezonale.

“Rendimenti qe po na ofron motori Honda eshte me te vertete shume mbreselenese. Edhe pse nuk me lejohet te zbuloj shume gjera perpara mediave dua te them qe bashkepunimi me Honda eshte dicka fantastike per ne. Sfida per partnerin tone te ri eshte besueshmeria e motorit, dicka per te cilen Honda po punon fort ne menyre qe te zhvillojme nje sezon te madh. Testet e para ne aspektin e besueshmerise se makines nuk shkuan edhe aq mire por une jam besimplote se gjerat do te permiresohen jashtezakonisht shume per Mclaren. Une shpresoj dhe jam i bindur se ne testet qe do te zhvillojme ne muajin shkurt ne Jerez do te shikoni Mclaren-Honda me te mire me Fernando Alonson ne krye”.

Jenson Button dhe Fernando Alonso do te jene dy pilotet qe do te drejtojne dy makinat Mclaren-Honda ne Boterorin e Formula 1 per vitin 2015 qe perkon me nje epoke te re per skuadren angleze. Me dy ish kampionet e Botes Mclaren do te synoje ringritjen duke tentuar serish titujt Boterore per pilote dhe konstruktore.