Dentem – Startup-i shqiptar ne rrugen e tij drejt suksesit ne tregun global!

Me pershkruaj me 3 fjali: Cfare ka te veçante aplikacioni juaj per te konkurruar ne arenen globale?

Dentem si asnje aplikcation tjeter i llojit te tij eshte Mobile First – dmth i konceptuar per tu hapur nga celularet smartphone por kjo nuk eshte ajo qe na diferencon. Ajo qe na diferencon ne treg nderkombetar eshte se Dentem eshte projektuar qe ne fillimet e tij per te pasur ne qender jo klinikat siç behet zakonisht por pacientet (perdoruesit). Perveç se i japim klinikave te gjitha mjetet per te menaxhuar biznesin e tyre i ofrojme perdoruesit te gjithe aksesin per te pare ne menyre dixhitale informacionet e tyre por edhe ato perreth tyre. Duke e bere Dentem nje Platforme gjitheperfshirese dhe jo vetem nje Software Manaxhimi.

Çfare ju motivoi per ta ndertuar fillimisht dhe çfare ju motivon per ta zhvilluar? Cili eshte vizioni juaj per kete produkt?

Gjithçka nisi kur Dentistit tone ju prish laptopi edhe humbi te gjithe te dhenat qe kishte per pacientet e tij. Edhe nuk mund ta gjente me, te njejtin software (kishte humbur dhe te gjithe kartelat e pacienteve) qe kishte perdorur me pare. Aty menduam te krijonim diçka me te ardhmen ne mendje dhe jo diçka te zakonshme. Ajo qe na motivoi per te vazhduar edhe per ta ecur ishte edhe pjesemarrja prane akseleratorit te Yunus Social Business Albania i cili na dha disa ide te reja shume mbeshtetje nga shume individe te ndryshem por edhe arritje ne nje rrjet njerezish qe nuk e kishim me pare. Vizioni yne eshte i thjeshte, duam te jemi platforme me e rendesishme per te gjitha nevojat dentare.

Per tu futur ne tregun e SHBA ju po tentoni nepermjet nje fushate ne Indiegogo, per te mbledhur fonde. Crowdfunding. Si po ecen? Duke qene se eshte nje menyre qe po aplikohet per here te pare ne Shqiperi e dinit se do kishte veshtiresi?

Crowdfunding eshte nje koncept shume i ri edhe ne Shqiperi por veshtiresia nuk qendron vetem ne kete pike. Per te pasur nje fushate te suksesshme duhet te kesh nje produkt te prekshem. Te gjithe sherbimet ne Crowdfunding jane shume te veshtira per tu finalizuar edhe kete e dinim qe ne fillim. Fushata arriti rreth 20% te buxhetit te saj e cila eshte nje shifer pak me e madhe se 5000$ qe e ben nje arritje te konsiderueshme duket ditur veshtiresite. Tregu amerikan eshte edhe me i veshtire pasi buxhetet tona sidomos te marketingut ne ate treg jane pothuajse te paperfillshme por ama kemi krijuar kontaktet e para per tu futur ne ate treg.

Ne çfare faze mund ta konsideroni Produktin tuaj? eshte gati per ne treg?

Produkti eshte i gatshem per perdorim te perditshem nga ana e klinikave edhe kemi filluar edhe shitjet madje. Eshte ne nje faze tranzicioni nga teknologjite klasike ne ato teknologji moderne qe bazohen ne Cloud gje te cilen po e bejme te mundur me bashkepunimin e gjigandit te tekonologjise se serverave IBM te cilet na kane ofruar mbeshtetjen e tyre per te qene pjese e infrastruktures se tyre. Produkti eshte ne versionet e veta te para pasi ne shume shpejt do te hedhim ne treg versionin 3.0 i cili do t’i lejoje qasje edhe perdoruesve si edhe do te ndryshoje te gjithe gjuhen e design.

 

Aplikacion-Dentem-BusinessMag-PC

Çfare po beni per ta marketuar? Cila eshte levizja e rradhes?

Aktualisht jemi duke bere disa partneritete strategjike per te gjetur kanalet e nevojshme per te arritur klientet tane potenciale. Keto partneritete jane duke u diskutuar me disa kompani te cilat operojne ne fusha te ndryshme por edhe ne industrine e telekomunikacionit. Me pas vijne evente te ndryshme informuese edhe promocionale, si ai prane Qendres Protik ne Tirane me date 23 shtator, si edhe me shume mundesi se shpejti edhe ne Prishtine.

Keni qene mjaft aktive me pjesemarrjet tuaja ne evente per startupet dhe ne takime me investitore te huaj? Cilat jane pritshmerite tuaja? Çfare kerkoni te arrini? Dhe çfare rezultati ka patur deri me tani?

Rezultatet nga prania ne aktivitete ne pergjithesi jane shume pozitive por dua te paralajmeroj te gjithe te rinjte ne kete fushe te jene deri diku selektiv se ku duhet te shkojne edhe ku jo. Ajo çfare ne kemi arritur me ane te pranise tone ne evente te tilla, eshte identifikimi dhe gjetja e partnereve potenciale te cilet do te na sherbejne per zgjerim ne tregjet nderkombetare.

Keni ndonje model apo shembull suksesi qe ju inspiron apo qe e ndiqni si figure?

Eshte e veshtire te thuash se kemi nje model si biznes ose nje rol model si person. Do te thoja qe ne ndjekim shume histori suksesi edhe shume personazhe ne te njejten kohe por nuk ndjekim modelin konkret te asnje entitet. Disa histori frymezuese vijne nga Ballkani ku Mate Rimac ka ndertuar nje supermakine elektrike ne Kroaci. Histori te tjera vijne nga Shtetet e Bashkuara si Elon Musk jo vetem me Tesla por edhe me Space X & Hyperloop. Pastaj emrat vazhdojne ne kompani si Google ne menyren se si pjesa me e madhe e biznesit fokusohet te produkti edhe te krijimi i kodit. Me themeluesit Larry Page & Sergey Brin por edhe CEO i ri i Google Sundar Pichai, Mark Zuckerberg edhe Facebook, kompani si AirBnB edhe Uber. Nje nga figurat me te vleresuara kohet e fundit per ne ka qene edhe CEO i ri i Microsoft Satya Nadella i cili po rimekemb nje korporate te cilen drejtuesit paraardhes e kishin çuar per nje kohe te gjate ne drejtimin e gabuar. Perveç historive te suksesit ne ndjekim me kujdes edhe historite e deshtimit pasi deshtimi eshte nje pjese e jetes edhe ne i analizojme ato raste qe te marrim sa me shume informacion ne menyre qe te shmangim nje gje te tille me çdo kusht. Pra, thene thjesht, ne nuk ndjekim nje model te caktuar ose stilin e drejtimit te nje personi te caktuar por mundohemi te marrim diçka te mire nga te gjithe.

Ku shikoni Dentem pas 1 viti? Po pas 5 vitesh?

Pas 1 viti duam te kemi nje pjese te konsiderueshme te tregut Shqipetar (Perfshire territorin e Kosoves) edhe ne tentative per tu futur ne nje nga tregjet me te zhvilluara Europiane. Pas 5 vjetesh kemi deshire te jemi ne pozita qe jo vetem te kemi prezence Globale por duam te jemi ne gjendje te ndihmojme edhe shume Start-up te tjera nga Shqiperia te ndjekin hapat tane. Duam te jemi optimiste te themi qe kemi deshire te jemi pjese e “Unicorn Club”. eshte nje enderr per te gjithe ata qe jane ne kete fushe!

Nje keshille per te rinjte qe duan te kene startup-in e tyre?

Ne jemi nje sipermarrje qe ne thelb kemi produktin. Prandaj do ti thoja te gjithe te rinjve te fillojne me produktin edhe ta duan. Nese duan qe nje dite te zgjerohen ne nje nivel nderkombetar ata duhet ta njohin produktin e tyre me themele edhe te dine ta zgjerojne prandaj duhet filluar qe ne hapat e pare me mendje se nje dite do te kesh 1 000 000 000 perdorues. Keshilla tjeter qe do ti jepnim, eshte te marrin pjese ne ndonje akselerator*, te cilet jane te shumte ne kete treg, shume prej te cileve mund te japin edhe grante te vogla per te suportuar promovimin ne nisje. Do i keshilloja te mos paguanin per te marre pjese te tilla aktivitete por edhe te mos e japin pronen e tyre intelektuale apo teknologjine qe kane zhvilluar me çmime te lira.

Cili eshte Ekipi qe po punon me aplikacionin Dentem?

Alen Saqe: Bashkethemelues ne IONIAN sh.p.k & Eagles Estate sh.p.k.

Sipermarres i ri – Student i Menaxhimit te biznesit

Team Leader (CEO) – Dentem

I apasionuar pas teknologjise se informacionit edhe sipermarrjes.

Fatjon Saqe: Bashkethemelues ne IONIAN sh.p.k & Eagles Estate sh.p.k.

Sipermarres i ri – Student i Marketingut

Marketing (CMO) – Dentem

Udhetimet eksploruese, sipermarrja edhe krijimi i markave me cilse.

Rexhin Vorpsi : Zhvillues

PHP – Java – JavaScript – Student i Inxhinierise Informatike

Drejtues Teknik (CTO) – Dentem

I apasionuar pas zhvillimit teknologjik, lojrave elektronike.

Olsi Saqe – Android Developer

Marjeza Kola – PR – Mardhenie me publikun

Theodor Pandeli – Junior Android Developer

Alexander Prenga – iOS Developer

Jonada Ferracaku – Junior Web Developer

Leonard Dalipi – Senior Business Advisor nga Yunus Social Business

 

Dentem – Startup-i shqiptar ne rrugen e tij drejt suksesit ne tregun global! Intervista u realizua per numrin 6 te Revistes Online te Biznesit. LEXOJENI KETU!