Deportohet nga Franca, arratiset ne Rinas i kerkuari per vrasje

Pritet qe nga Policia e Shtetit te kapen vrasesit qe jane te lire ne rruget e vendit.

Policise shqiptare i eshte zhdukur ne menyre misteriozie nje i akuzuar per vrasje, i cili ishte deportuar nga Franca. Arnold Canameti akuzohej per nje vrasje ne Burrel. Sipas News24, Canameti eshte zhdukur ne menyre misterioze ne aeroportin e Rinasit. Policia ka mundur te gjeje vetem pasaporten e tij. Burimet thone se dyshohet se ne “zhdukjen” e tij jane perfshire 5 policet qe po e shoqeronin. Brenda pak javesh jane shenuar tre arratisje te bujshme nga duart e policeve. Ne dy raste, te dyshuarit jane arratisur nga brenda ambienteve te komisariatit.