Deputete dembele. Kryeparlamentari Meta u pret rrogen

Lidhur me artikullin:

Behet fjale per muajin shtator kur sapo kishte nisur sesioni i ri parlamentar dhe 17 deputete te zgjedhur nga populli nuk frekuentojne komisionet parlamentare ku bejne pjese, por shkojne vetem te enjteve ne seance parlamentare.

Edhe keto here nuk ishin te shpeshta. Keshtu, keta deputete qe jane zgjedhur nga populli si ligjvenes, kane marre rroge pa shkuar ne komisione. Gazeta “Shqiptarja.com” ka zbardhur listen me emrat e deputeteve dembele si dhe tabelat me pagat e marra pas pushimeve te gushtit.

Duke filluar nga Tom Doshi, Mark Frroku, Arben Ndoka, Koço Kokedhima e deri te Sali Berisha, Jozefina Topalli, Monika Kryemadhi, jane disa prej deputeteve qe nuk kane qene ne diskutimin e projektligjeve, por kane shkuar ne Kuvend vetem gjate te enjteve ne seancat parlamentare.

dembele