Derbi i kryeqytetit ndryshon programin e Superiores

Lidhur me artikullin:

Efekti “derbi” ben qe Kategoria Superiore te ndryshoje programin per javen e saj te 23-te. Keshtu Federata Shqiptare e Futbollit beri te ditur se kater nga takimet e kesaj fundjave do te luhen te shtunen dhe vetem nje te dielen. Kjo pasi ndeshja mes Terbunit dhe Partizanit qe fillimisht ishte programuar per tu luajtur te dielen eshte paraprire me nje dite, dhe do te startoje te shtunen ne oren 14.00 njekohesisht me takimet Vllaznia-Laci dhe Kukesi -Flamurtari nderkohe qe edhe Tirana ka komunikuar se takimi me Teuten do te luhet ne oren 14.00 dhe jo 17.00, lajm qe eshte pritur jo mire nga ana e tifozerise qe prisnin t’i shihnin bardhezblute ne driten e prozhektoreve.

Ndryshimi i programit te ndeshjes Terbuni-Partizani eshte bere me kerkese te klubit te kuq. Duke qene se ne javen pasardhese luhet ndeshja me e perjetuar e futbollit shqiptar ne nivel klubesh, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranes, ne klubin e kuq kane kerkuar qe ta luajne ndeshjen e rradhes ne te njejten dite me rivalet bardheblu ne menyre qe skuadrat te kene te njejtin afat kohor ne dispozicion per pergatitjen e derbit. Kerkesa e te kuqve ka gjetur mirekuptimin e FSHF qe ka vendosur te afroje me nje dite zhvillimin e ndeshjes se Partizanit, duke lene vetem nje takim per te dielen, ate mes Bylisit dhe Skenderbeut qe do te luhet ne oren 14.00.