Derbi i kryeqytetit. Polica publikon masat e marra per mbarevajtjen e ndeshjes

Lidhur me artikullin:

Policia e Tiranes ka bere te ditur planin e masave per devijimin e trafikut diten e shtune, ku do te luhet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana. Sipas njoftimit zyrtar do te kete devijim te rrugeve ku do te kalojne grupe tifozesh per ne stadiumin “Qemal Stafa”.

Konkretisht do te kete devijim te trafikut ne rrugen “Dritan Hoxha” – Sheshi “Karl Topia” – “21 Dhjetori” – “Myslym Shyri” – sheshi “Willson” – rr. “Abdyl Frasheri” – stadiumi “Qemal Stafa”.

Gjithashtu, rruga e Dibres – rr. “Xhorxh Bush”- Rr. Papa Gjon Pali II.- stadiumi “Qemal Stafa”.

Parkimi i mjeteve do te jete i ndaluar ne sheshin “Italia” dhe perreth stadiumit “Qemal Stafa”. Sheshi “Nene Tereza” do te funksionoje si pedonale pas ores 19.00- 00.00. Drejtuesit e mjeteve, njofton policia, ndalohen te lejojne pasagjeret te dalin ne dritaret e mjeteve.