Derbi i kryeqytetit. Cmimet e biletave te dyfishuara, por Partizani do te rimbursoje tifozet

Skuadrat kane nisur te “karikojne baterite”, trajneret te kolaudojne strategjite, ndersa tifozet te bejne koreografine me te bukur, me domethenese e me ngacmuese per derbin e madh te kryeqytetit. Keshtu ka ndodhur gjithmone, keshtu do te vijoje edhe ne perplasjen e fazes se trete mes Partizanit dhe Tiranes. Klubi i kuq eshte organizatori i supersfides, ndaj ka filluar qe sot te marre masat, qe gjithçka te shkoje mire ne “Qemal Stafa”, te premten e 4 marsit. Kuptohet, mbeshtetesit e te dyja skuadrave jane te interesuar per biletat, çmimin e tyre dhe kur fillon shperndarja, sepse pa nje te tille nuk mund ta percjellin derbin “live”, nga shkallet e stadiumit.

Prandaj, Partizani ka publikuar qe sot, gjithçka ne kete drejtim. Permes nje njoftimi ne faqen e vet ne internet, klubi 15 here kampion i vendit ne futboll, ben me dije:

“Klubi ben me dije çmimet e biletave per takimin Partizani-Tirana. Ato, sipas tribunave respektive, do te jene: Biletat ne tribunat A dhe B do te jene te diferencuara ne 3 sektore, me çmimet respektive: 2.500 leke (te rinj), 2.000 leke dhe 1.500 leke. Biletat ne tribunen D1, D2, D3, C dhe E do te kushtojne nga 600 leke. Tifozeria e kuqe do te akomodohet ne sektoret e tribunave B, D2, D3 dhe E.

Tifozeria bardheblu do te kete ne dispozicion tribunat A, D1 dhe C. Ju bejme me dije se, per tifozerine e kuqe, e cila do te akomodohet ne sektoret e tribunave D2, D3 dhe E, do te kene mundesi ta sigurojne bileten me çmimin 400 leke. Shuma e mbetur, me vleren 200 leke, do te sponsorizohet nga ana e klubit kundrejt kompanise qe menaxhon biletat. Kjo nisme ndermerret ne kuader te politikave te klubit per te mbeshtetur tifozerine e kuqe, e cila mbetet lojtari i 12-te ne çdo ndeshje. Biletat do te mund t’i siguroni nga dita e marte, prej ores 09:00, prane pikes se shitjes ne stadiumin “Qemal Stafa”.