Derbi i kryeqytetit. Klubi i Tiranes nxjerr ne treg biletat

Klubi i Tiranes ka percaktuar cmimin e biletave dhe ndarjen e tifozerive neper tribuna per derbin me Partizanin qe do te zhvillohet ne “Selman Stermasi”. Keshtu tifozet miq, pra ata te kuq, do te akomdohen ne sektoret B1 e B2 te tribunes kryesore si dhe ne H1 e H2, ndersa te gjithe sektoret e tjere te ketij impianti do te jene ne dispozicion te tifozerise bardheblu.

Cmimi i biletave per tribunen kryesore, pra ne A1, A2, B1 dhe B2 do te jete 2000 Leke, ndersa ne te gjithe sektoret e tjere te “Selman Stermasit” 500 Leke.

Klubi i Tiranes eshte treguar i kujdesshem, duke mos bere asnje diferencin ne cmimin e biletave per tifozet, duke aplikuar cmime te njejta per te dyja tifozerite. Biletat mund te gjenden prej ores 10:00 te se Martes ne piken e shitjes prane stadiumit.

Klubi bardheblu njofton gjithashtu se 1500 biletat e sektoreve D1 dhe D2, ku do te akomodohet “Tirona Fanatics” jane tashme te shitura dhe do te menaxhohen nga vete tifogrupi.