Derbi i kryeqytetit. Partizani eshte superior ndaj Tiranes ne perballjet direkte

Lidhur me artikullin:

Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana, eshte nje histori pasioni, dashurie dhe urrejtjeje, qe e ka zanafillen me themelimin e skuadres se Partizanit me 4 Shkurt 1946.

Kjo e kesaj te Premteje do te jete sfida numer 144 mes te Kuqeve dhe bardhebluve, me bilancin qe anon dukshem nga ana e Partizanit ne 143 takimet e meparshme. Nga perballja e pare historike e fituar me rezultatin e thelle 8-0 ne 30 Mars te vitit 1947 nga Partizani, e deri tek suksesi 7-3 i Tiranes ne vitin 1985, nje sfide qe do te mbahet gjithmone mend nga tifozerite e te dyja skuadrave per lojen e bukur qe u zhvillua. Te Kuqte pervec fitores me te thelle ne nje ndeshje derbi asaj 8-0 ne 1947-ten, kryesojne edhe persa i perket sukseseve te arritura ne kete sfide. Ne 143 takime gjithsej Partizani numeron 59 fitore, 44 ndeshje kane perfunduar ne barazim ndersa 40 te tjera kane shkuar ne favor te Tiranes. Edhe goleavarazhi eshte ne favor te Kuqeve te cilet kane realizuar ne total 208 gola kundrejt 160 te bardhebluve. Barazimi 2-2 eshte rezultati qe eshte perseritur me shume here ne kete derbi plot 28 here nga 44 barazime gjithsej.

Ndeshja e fundit direkte mes Tiranes dhe Partizanit nuk prodhoi asnje gol nderkohe qe fitorja e fundit u takon pikerisht te Kuqve, ajo ne duelin e fazes se pare te ketij kampionati me shifrat 1-0 pas nje goli te Xhevahir Sukajt. Nje dueli te tille kaq spektakolar nuk kishte se si t’i mungonin ishet te cilet jane te shumte ne kete sfide. Erando Karabeci, Elis Bakaj, Edvan Bakaj dhe Gjergji Muzaka tashme lojtare te Tiranes jane prodhime te akademise se Partizanit dhe kane nje te kaluar te klub. Te te Kuqte dy lojtaret e vetem qe dikur kane mbajtur veshur fanellen bardheblu jane Ditmar Bicaj dhe Renaldo Kalari. Por pavaresisht ketyre te dhenave historia e derbit do te vijoje te shkruhet, me statistikat qe jane te destinuara te ndryshojne. Tirana krenohet me 24 tituj kampione perkundrejt 15 te Partizanit, por te kuqte i thumbojne kundershtraret me avantazhin ne perballjet direkte. Secila pale ka per cfare te krenohet, ndersa futbolli shqiptar vijon te ofroje per te apasionuarit e kesaj loje te bukur nje nga sfidat me spektakolare dhe me emocionuese te historise se tij.