Derbi i Milanos nuk ka fitues. Perisic barazon ne minuten e fundit

Derbi i Milanos nuk pati nje fitues, sepse Inter nuk mund ta humbiste nje ndeshje ku luajti me mire dhe pikerisht ne fund, Perisic mendoi te conte topin ne rrjete per nje barazim spektakolar 2-2 qe te sjell ne mendime derbet e dikurshme mes dy skuadrave. Milan ne fakt, ishte shume prane fitores se dyte radhazi ne sfiden nderqytetase duke dashur te konfirmohet realisht si anti Juventus ne Serie A, por pavaresisht se me shume karakter dhe deshire tregoi se kishte kufizime ne loje perballe nje Interi qe luajti me mire. Milan megjithate tregoi se eshte me pragmatist dhe nga 3 goditje drejt portes ne pjesen e pare te treja i pati ne kuadrat, madje njeren prej tyre e dergoi dhe ne rrjete, me Suson, qe ne te 43-ten ndezi San Siron.

Inter qe realisht kishte qene me kembngules nuk e vonoi barazimin dhe ne te 53-tren, arbereshi Candreva shenoi me nje goditje fantastike. Nga ky moment ne fushe ishte vetem Inter, ndersa Milan u kenaqe vetem me Suson, qe ishte i mjaftueshem per t’i dhene serish epersine Milanit, pas nje xhirimi dhe te Mirandes ne zone. Pasi gaboi ne te 67-ten nje gol te sigurte, Perisic nuk fali me ne te 92-ten kur shfrytezoi mjaft mire nje top ne zone per nje barazim qe ishte rezultati me i drejte per kete derbi.