Derbi Partizani – Tirana. Statistikat flasin per ‘Demat e Kuq’

Lidhur me artikullin:

Te premten, me 4 mars 2016, ne oren 18:00, ne stadiumin “Qemal Stafa”, do te luhet derbi i 144-t midis Partizani dhe Tirana. Ky ballafaqim ngre siparin e javes se 24-t te Superiores, teksa kreu mbahet nga Skenderbeu, me 53 pike. “Demat e kuq” jane 4 pike pas korçareve dhe 10 pike para rivaleve te perjetshem bardheblu. Nga ana e saj, Tirana renditet ne vendin e trete, me 39 pike. Te dyja skuadrat kryeqytetase jane eliminuar nga Kupa e Shqiperise, ne turin çerekfinal, ndaj objektivat sezonale i kane te varur vetem te kampionati. Megjithate, ne duele te tilla nuk do te thote shume klasifikimi momental, sepse karikimi i lojtareve, stafeve teknike dhe taborreve te tifozeve eshte maksimal.

Si te thuash, luhet per jete a vdekje. Nese te kuqte jane ne rrugen e titullit, per bardheblute merr shume kuptim shprehja: “Le te mos e fitoni titullin, mjafton te fitoni derbin me Partizanin”. Pra, antagonizmi eshte ne shkallen siperore, çka duket edhe ne masat e rrepta qe merr policia e kryeqytetit ne impiantin sportiv ku luhet. Bileta pa kufizim do te shkojne per mbeshtetesit e Tiranes, qe kane statusin e vizitoreve kesaj here, ashtu si edhe per te kuqte. Hapesira e nderkombetarit tone, qe pret te shembet, eshte e bollshme, me e madhe se sa tifoze mund te vijne. Sa i perket historise se ketyre perplasjeve, deri tani jane luajtur 143 ndeshje ne total. Partizani ka 59 fitore, Tirana 40 te tilla dhe 44 ndeshje kane perfunduar ne barazim. 208 gola ka shenuar Partizani, perkundrejt 160 golave te Tiranes.

Pra, “peshorja” anon jo pak nga te kuqte, qe kane fituar 15 tituj kampioni, ndersa bardheblute goxha me teper, 24 tituj. Barazimi 2-2 eshte rezultati i fiksuar me shume ne ndeshjet derbi, mes Tiranes dhe Partizanit, plot 28 here ne 43 barazime. Ne sfiden e radhes ka jo pak “ish”-e. Karabeci, El.Bakaj, Ed.Bakaj dhe Muzaka kane pasur eksperienca te kuqe, madje kane dale nga Akademia e Partizanit. Bicaj dhe Kalari kane nje te kaluar bardheblu, kush me pak e kush me shume. Kujtojme se derbi i fazes se pare, i luajtur ne “Qemal Stafa”, me 3 tetor 2015, eshte fituar 1-0 nga “demat”. Golin e vetem e ka shenuar Xhevahir Sukaj, ne minuten e 51-te. Interesant eshte fakti se kryesor asokohe ishte Lorenc Jemini, i cili gjykoi edhe ballafaqimin e fazes se dyte ne “Selman Stermasi”, qe u mbyll pa gola, me 7 dhjetor 2015.