Deschamps i hapur per nje rikthim te Benzema ne perfaqesuese

Trajneri i perfaqesueses franceze Didier Deschamps i hap dyert e gjelave, sulmuesit te Real Madrid, Karim Benzema. Ne nje interviste per mediat franceze numri 1 i 1-here kampioneve te Botes la te hapura mundesite qe ish lojtari i Lyon te rikthehet te luaje me eklipin perfaqesues. Deschamp ne fjalen e tij beri te ditur se arsyeja qe ai nuk eshte mbeshtetetur te Benzema gjate kesaj periudhe ka patur te beje vetem me faktin se lojtari u perfshi ne ceshtjen Valbuena duke i bere shantazh ketij te fundit.

Megjithate Deschamps u tregua i gatshem per te grumbulluar serish ne kombetaren franceze 28-vjecarin edhe pse per dicka te tille duhet te vendosin instancat me te larta te shtetit, sepse skandali ne cilin u perfshi i Benzema i kaloi permasat e futbollit duke u kthyer ne nje ceshtje kombetare, pasi ne loje ishte imazhi i shtetit francez ne syte e Europes dhe Botes.

“Benzema ka qene nje lojtar shume i rendesishem per kombetaren franceze por me pas ndodhen gjera te cuditshme, kur marr disa vendime te caktuara une e bej per te miren e ekipit”, theksoi trajneri i gjelave.

Benzema ka qe nga Tetori i vitit 2015 qe nuk grumbullohet ne kombetaren franceze por Deschamps la te kuptohet se situata ne te cilen ndodhet futbollisti nuk do te jete e njejte pas 4 muajsh apo ndoshta 1 viti.