Deschamps: “Jemi gati per te fituar trofeun e trete”

16 vjet me pare ne Rotterdam, Didier Deschamps udhehoqi Francen si kapiten drejt fitimit te kampionatit europian qe ishte i dyti ne histori per gjelat. Ne 10 Korrik te 2016-tes, tashme si trajner Deschamps do te kerkoje te perserise ate sukses te 16 viteve me pare qe kete here ndoshta do te kishte akoma edhe me shume vlere pasi kompeticioni zhvillohet ne France, dhe finalja luhet ne stadiumin legjendar St Denis.

Perballe bluve do te jete Portugalia e Fernando Santos. Franca i ka fituar te 6-ta ndeshjet e fundit direkte mes tyre perfshire edhe ate te Euro 2000, me gjelat qe triumfuan ne kohen shtese ndaj luzitaneve. Por edhe pse statistikat favorizojne dukshem vendin organizator te evenimentit, Deschamps i trembet jo pak Portugalise dhe pret nje ndeshje shume te nderlikuar.

“Eshte gjithmone e veshtire te fitosh tituj ose me sakte te fitosh trofe. Te arrish te suksesi me skuadren kombetare eshte nje mision shume me teper i nderlikuar se te fitosh me klubet, sepse me ekipet perfaqesusese trofete per t’u fituar jane vetem 2 dhe per ta realizuar dicka te tille duhet te luash ndaj skuadrave me te medha te Botes. Ne jemi gati per finalen ndaj Portugalise dhe duam te fitojme. Futbollistet e mi ndihen te privilegjuar qe mbremjen e te Dieles do te zbresin perpara publikut te tyre ne Paris me synimin per te fituar trofeun e kampionit te Europes”.

Antoine Griezmann dhe Cristiano Ronaldo, jane kete dy futbollistet ku do te ndalen syte e shume tifozeve kete te Diele ne Stade de France. Deschamps ne vijim te konferences per shtyp foli edhe per keta dy lojtare te cilet jane dy prej kandidateve kryesore per te fituar Topin e Arte.

“Une pres shume nga Griezmann, ai eshte nje lojtar fantastik keshtu qe edhe ne sfiden ndaj Portugalise do te luaje ne pozicionin e tij te preferuar ne sulm. Ai eshte i afte te beje cdo rol por fakti qe po luan aty ku deshiron e ben me efikas perpara portes. Ronaldo? Ne kemi nje plan per ta bllokuar ate. Ai eshte nje nga futbollistet me te mire ne Bote dhe duhet te tregohemi te vemendshem me Cristianon pasi mund te na hape shume probleme”.

Se bashku me trajnerin Deschamps ne konferencen per shtyp perpara finales ishin te pranishem edhe kapiteni i Frances Hugo Lloris dhe mbrojtesi Bacary Sagna. Portieri i gjelave u shfaq shume i lutmur qe do te luaje ne nje finale europiani me kombetaren e tij perpara publikut francez. Do te bejme gjithcka per te fituar deklaroi Lloris. Nderkohe Bacary Sagna theksoi se ai shoket e tij ne prapavije duhet te tregohen shume te kujdesshem me Cristiano Ronaldon, pasi ai eshte futbollisti kryesor i Portugalise.