Deschamps: “Kunder Shqiperise duhet te kemi kujdes. Jane skuader e konsoliduar”

Lidhur me artikullin:

Didier Deschamps, Antoine Griezmann dhe Dimitri Payet duken te çtensionuar pas suksesit te pare te vuajtur kunder Rumanise. Nga qendra stervitore e Clairefontaine ata folen per emisionin “Telefoot” ku u ndalen edhe te sfida e radhes kunder Shqiperise. Ishte trajneri i bluve ai qe mori fjalen i pari duke theksuar se suksesi ndaj Rumanise ka injektuar optimizem. “Ishte nje ndeshje e hapur dhe shume emocionuese per ne. Nuk arritem te shfaqeshim ne lartesine e duhur gjate 25 minutave te para”, nenvizon Deschamps. Ne vijim, ai analizon sfiden e “Velodrome” kunder Shqiperise.

“Shqiperia eshte nje kundershtar i veshtire. Ata treguan se jane nje skuader e mire edhe kur luajten me 10 lojtare ndaj Zvicres. Behet fjale per nje skuader te organizuar shume mire nga nje trajner italian. Ndeshja e se Merkures ne Marseille do te jete shume e nderlikuar”.

Me pas Antoine Griezmann theksoi se lodhja sezonale ndihet ne kembet e tij por premtoi se do te rikthehet vendimtar si ne te shkuaren. “Duhet te vazhdojme ne kete rruge dhe te zhvillojme nje ndeshje te madhe te merkuren kunder Shqiperise”, thekson sulmuesi i Frances.