Deschamps: “Shqiperia e meritoi te jete ne EURO 2016”

Lidhur me artikullin:

Shqiperia kualifikohet ne Euro 2016 si e dyta e grupit I me 14 pike duke lene pas Danimarken qe me dy pike me pak se kuqezinjte shkon ne play-off. Verdikti final mund te mos i kete pelqyer danezeve por nje opinion i pakontestueshem mbi meritat e ekipit te Gianni de Biasi per kualifikimin ne Euro 2016 vjen nga nje ze i paanshem dhe me reputacion.

Eshte trajneri i Frances mikrpitese te Europianit Didier Deschamps qe e thote qarte dhe prere se Shqiperia ka merituar te shkoje ne eventin kontinental me shume se nordiket. Opinion qe merr me teper pershe po te marrim parasysh se Deschamps eshte perballur me te dyja skuadrat ne kete fushate eleminatoresh. Per trajnerin e Frances eshte dicka mese normale qe Shqiperia te shkoje ne Europian ne kurriz te Danimarkes, sic eshte shprehur Deschamps ne nje interviste per te perditeshmen daneze “Berlingske”.

Te dielen Franca e Deschamps mposhti pa u djersitur shume 1-2 ne Kopenhagen Danimarken, me gjelat qe shenuan dy gola me Olivier Giroud brenda pese minutave. Pas ndeshjes Deschamps eshte shprehur se nuk eshte surprize qe Shqiperia shkon ne Europian poas fitores me Armenine ndersa Danimarka qe ka qene nje skuader me e dobet se sa kuqezinjte ne keto eleminatore duhet te vare shpresat te play offi.

”Shqiperia na ka hapur me shume probleme se sa Danimarka, – ka deklaruar Deschamps duke shtuar, – Keshtu qe ne baze te kesaj kuptohet se dy ekipet qe kane avancuar ne kualifikimin direkt ne Europian, (Portugalia dhe Shqiperia) e kane merituar dicka te tille”.

Ne fakt Shqiperia eshte e vetmja skuader e grupit I ku ndodhej edhe Franca por qe ishte e kualifikuar si vendi mikprites i Europianit qe ka arritur t’i mposhte gjelat ne takimet gjate fushates eleminatore. Franca u mposht ne Elbasan Arena 1-0 nga goli i Ergys Kaces ndersa ne perballjen ne stadiumin e Rennes kuqezinjte barazuan 1-1. Ne takimet e tjera Franca ka mposhtur Portugaline 2-1 ne shtepi dhe me pas 0-1 ne transferte. Serbia ka dale e mposhtur nga 2-1 nga perballja ne France ndersa ka barazuar 1-1 ne shtepi, Danimarka eshte mposhtur ne te dyja ndeshjet me gjelat, 2-0 ne France dhe 1-2 me pas ne Kopenhagen ndersa dhe Armenia ka rregjistruar dy humbje 4-0 ne France dhe eshte mposhtur 0-3 ne shtepi.