Deschamps i zhgenjyer: “Humbem nje shans unik per tu shpallur kampione te Europes”

Lidhur me artikullin:

Franca humbi nje shans te mire per te fituar titullin kampion te Europes, teksa u mund 1-0 ne finale nga Portugalia ne kohen shtese. I zhgenjyer pas ketij deshtimi trajneri Didier Deschamps, qe pas ndeshjes tha:

“Humbem nje shans unik, per te fituar Europianin ne shtepine tone. Nuk kam fjale te shpreh kete zhgenjim dhe do te duhet kohe per ta kaluar kete moment. Ne kete turne fituam te gjithe se bashku, vuajtur se bashku dhe tani humbem te gjithe se bashku. Por jemi te vetedijshem se kemi bere te dridhen nga emocionet zemrat e miliona francezeve. Per fat te keq ne finale gjerat shkuan keq”, tha Deschamps.

Ne lidhje me humbjen e pesuar ne finale, trajneri i kombetares se gjelave shtoi:

“Nuk ishim aq te fresket sa duhet ne fushen e lojes. Por nuk ndalemi ketu, do te ishte nje deshtim po te heqim dore ne keto moment. Ndoshta na mungoi saktesia ne momentet vendimtare para portes. Portugalia beri ndeshjen e jetes, mbrojti mire dhe realizoi nje gol ne shtese. I pergezoj per triumfin. Edhe ne patem rastet tona, por nuk ditem t’i shfrytezojme ato. Por ky grup mund te ece perpara, pasi jane shume lojtare te rinj, qe mund te ecen perpara”, deklaroi pas finales trajneri Didier Deschamps.