Deshira e De Biasi: “Dua pasaporte shqiptare pasi jam i martuar me nje shqiptare”

Lidhur me artikullin:

Trajneri i Kombetares shqiptare, Gianni De Biasi, i eshte pergjegjur pozitivisht kerkeses per nje interviste ndryshe per faqen zyrtare te “Tifozave Kuq e Zi”. Intervista eshte ndertuar ne 10 pyetje per trajnerin, permes te cilave eshte bere nje rezyme e pune se strategut italian prej kohes kur ka nenshkruar me Shqiperine e deri te objektivat e tij me kete skuader.

A eshte dashur shume mund t’ju bindin per te pranuar oferten per te marre drejtimin e Shqiperise?

Le te themi qe ishte nje eksperience qe doja te beja ajo e trajnjerit te nje kombetarje, dhe mundesia e Federates, me zuri çik ne befasi. Ne fillim mbeta pak i pasigurte se ç’duhej te beja, Por pastaj u hodha ne kete “aventure” te re me nje entuziazem te madh.

Cilat ishin momentet kur jeni penduar pse bete kete zgjidhje dhe momenti qe ju beri krenar per kete zgjidhje?

Deri me sot nuk jam penduar kurre per zgjedhjen time, edhe pse ne veren e 2013 kam patur nje oferte nga nje klub i madh europian… Po luftonim per boterorin e Brazilit dhe kisha marre persiper nje detyre qe doja ta dergoja ne perfundimin e saj natyral. Krenar ndihem kur “djemte” japin gjithçka qe kane ne fushe, pa u kursyer, e duke kushtuar lidhjet e tyre dhe tifozeve tane. Me duhet te them qe ne periudhen e fundit kemi dhene kenaqesi te medha me fitoren ne Portugali dhe barazimet me Danimarken e Francen, por edhe me Italine kemi bere nje figure mjaft te mire si ne fushe ashtu edhe ne tribuna.

Tifozet shqiptare ishin me te shumte ne numer ne ndeshjen kunder patrioteve tu ne Genoa, u bete xheloz ?

Ne Genoa kemi treguar se per çfare jemi te afte me nje tifozeri fantastike, dhe ajo çfare me ka gezuar me shume eshte kendimi i te dy himneve nga tifozeria jone. Kemi luajtur ne shtepi. Shume bukur.

A e enderroni Shqiperine ne boteror dhe nje stadium i mbushur me tifoze shqiptare?

Besoj se ne rast se arrijme te kualifikohemi per kampionatin europian, Shqiperia do ishte kombetarja me me se shumti tifoze ne France.

Sa ju nderhyjne shqiptaret ne punen tuaj?

Le te themi qe ne punen time nuk kam nderhyrje, e mund te zgjedh lirshem si mund te bej per te zgjedhur lojtaret qe mund te jene te vlefshem per projektin tone.

A dini ndonje thirrje te tifozave kuq e zi qe e bejne ne stadium?

Po,tashme besoj se kuptoj, mbase jo fjale per fjale, por sensin e sloganeve qe ju kendoni ne stadiume. O sa mire me qene shqiptar! pastaj, Shqiperi Etnike! E ajo qe mbase me pelqen me shume eshte : Xhamadani vija vija eshte Kosova eshte Shqiperia.

Cila ka qene ndeshja para te ciles nuk keni mundur te flini?

Fle gjithmone pak ne dite te qeta, para çdo lloj ndeshjeje fle pak e ri-mendoj gjithçka qe kemi studiuar e ri-shikoj ate qe duhet te bejme te nesermen.

Kush eshte urimi me i mire qe keni marre pas nje ndeshje?

Per mua gjeja me e bukur eshte te shoh skuadren qe hidhet te kendi i tifozerise tone, sepse e di sa shume perzemer e kane te dy palet realizimin e nje enderre.

Mesazhi yt per lojtaret dhe tifozet ne prag te ndeshjeve kualifikuese?

Duhet te qendrojme me kembet ne toke, te fluturosh me fantazine mund te jete e rrezikshme. Por nese te gjithe bashke (lojtare e tifoze) do jemi te perqendruar e do duam me te gjithe forcat tona nje rezultat pozitiv, ne fund mund ta arrijme. E mund te jete fitorja e forces se vullnetit.

Per fund, mund te na e zbuloni nje deshire tuajen?

Ah…e di çfare do me pelqente??? Qe miku im Kryeminister te me jepte “Nenshtesine shqiptare”. Do isha me te vertete shume krenar. Tek e fundit jam martuar me nje shqiptare… Kombetaren kuq e zi, ka 3 vite e pak.