Deshironi te gatuani nje embelsire te shijshme dhe te shpejte, ja receta!

Lidhur me artikullin:

Kjo eshte receta qe ju duhet. Ju befte mire!
Per pandispanjen: 4 veze, 1 gote e ujit sheqer, 2 luge te supes qumesht, 1 luge te supes vaj, 1,5 gote e ujit miell, Gjysme gote e çajit kakao, 1 pecive (pluhur per pjekurina).

Persiper:2 gota te ujit qumesht.

Per kremin: 2 krem pana (shllag), 2 gota te çajit qumesht. Per glazure:200 gr. çokollate,2 luge te supes qumesht, 2 luge te supes vaj.

Pergatitja:

Se pari ne nje ene te thelle hedhim vezet me sheqerin dhe i rrahim deri sa masa te dyfishohet mandej ja shtojm qumeshtin, vajin, miellin, peciven, kakaon dhe i perziejm ngadale deri sa masa te behet homogjene.
E hedhim ne tepsi te lyer me vaj dhe pjekim ne 170 grade celsius.
Kur e largojme pandispanjen nga furra e shpojme me kruarse dhembesh dhe ja hedhim 2 gota te ujit qumesht te ftohte.
E leme qe te ftohet dhe pasi te ftohet plotesisht ja hedhim kremin (shllagun me qumesht te ftohte e rrahim me mikser per disa minuta).
Dhe per glazure ja hedhim çokollaten te cilen e kemi shkrire ne banjomarine (mbi avull).