Deshtimet e PDK se Thacit! Ate se deshiron askush ne bashkeqeverisje ?

Deshtimet e PDK se Thacit! Ate se deshiron askush ne bashkeqeverisje ?

Opinion nga Blerim Burjani

Lideri i PDK eshte figure emblematike politike dhe ushtarake e shtetit, ai kishte merita dhe ka per periudhen qe kishte kaluar Kosova dhe po kalon edhe sot, pervec aneve pozitive te tij, ai dhe qeverisja e tij prej vitit 2007, e sidomos mandati i fundit i tij ishte percjelle me shume probleme dhe keqqeverisje te bashke partiakeve te tij, ata bashke partiaket e tij pra ministrat dhe zedhenesi tij ne hije, vazhdimisht zbatuan urdhra te tij, ai eshte “fjala e fundit e teknologjise”, tjeret jane ne sherbim te tij. Shume cka nderlidhet me politiken dhe urdhrat politik te tij ,te gjithe keta njerez qe i sillen verdalle zbatojne urdhra politik, keshtu thone disa nga ministrat e tij te dikastereve politike, “na s’dime ai ka thane keshtu asgje me shume as me pak”. MPJ merrte urdhra te ndryshem politik me liste kush shkon ku neper ambasada dhe sherbime konsullore? S’ka dert kush eshte? Ai daja a nipi I ketij e atij?Keshtu thonin njerezit, emrat e tyre beheshin publik neper gazeta , askush me prej tyre nuk flet kurrgje as nuk ka komente. MPJ ishte ministri skandaloze, aty kishte edhe ka njerez edhe te subjektit politik LDK qe ishin vendosur me marreveshje me disa individ te LDK-se , po qe se behet nje hetim i pavarur ne kete ministri del se shumica e tyre jane fanatik partiak te PDK ose familjar te tyre, ky dikaster i pari duhet te rishikohet dhe duhet te hapet konkurs per te gjitha vendet per ambasador,aty ka njerez edhe te AKR e asistente te B.Pacollit, mos te flasim per politiken e jashtme e” cila nuk ekziston’ , e tere politika eshte transferua te miqte tane nderkombetar e qe fale tyre kemi mberri deri ketu se per ministrin e MPJ veshtire shume ma arrit dicka , ajo nuk ka pas as duart e lira me veprua se nuk e kane lene por ministri i MPJ arriti te rehatoje pjesen e mbeture te stafit , edhe pas perfundimit te mandatit qeveritar ,keta as nuk kane nevoje me dite vec me shkua si rasti i dialogut me Serbine , fusnota, asociacioni i komunave serbe, Hashimi nuk hezitoje te dergoje perkthyes te vet ne ambasade te Kosoves ne Londer, e disa i beri mesues ne fakultet, qe i kishin mbajt mesim pas dite ne gjuhen angleze e te cilet nuk kishin arrit ta mesonin. Disa perkthyes edhe sot i mbane pas veti, jane bere profesor madje ne shkenca politike. Shume cka flitet per sistemin e drejtesise ne KP dhe KGJK per emrin te gjyqtareve e prokuroreve dhe loja e presidentes pa vota ne kete teme, por natyrisht se duhet te vertetohet kjo dhe ndikimit qe kishin ne institucione te drejtesise, pastaj deshtimi i sistemit korrektues. PDK eshte subjekt qe ka me se shumti problem me rendin e ligjin ,edhe disa parti tjera kane problem me disa individ te denuar e qe jane deputet te parlamentit, LDK eshte me paster ne kete teme. Lideri enigmatik i PDK-se, ka arrit te kryej pune te medha permes veglave te tij, me rrjetin ketyre veglave jane njerez te deshmuar qe edhe sot flasin ne emer te tij neper qarqe te ndryshme politike , per te cilet kishte hulumtuar dhe raportuar edhe inteligjenca e KFOR-I dhe ambasadat e fuqive te medha, thuhet se ai kishte hequr dore nga keta njerez dhe se nuk jane objekt i interesit te tij, me ta mund te merren organet e rendit e ligjit. Lideri i ketij subjekti thuhet se “kishte luajtur lojera politike dhe i kishte gjunjezuar“ figura te larta te LDK si Fatmir Sejdiun , ku ishin gjetur disa individ dhe kishin derguar ne Gjykaten Kushtetuese pozitat e dyfishta te mbajtura nga z.Sejdiu ,ku ndodhi edhe doreheqja e e F.Sejdiut nga pozita e presidentit, duke trasuar rrugen pastaj e ardhjes ne “fronin e presidentit” njeriun qe nuk ishte marr asnjehere me politiken as me poezi madje,nje police e ardhur ne poziten e presidentes, LDK kishte pranuar marreveshjen me PDK qe z.Mustafa eshte pergjegjesi kryesor pse serish u gjunjezua LDK, per here te dyte para PDK ,e heren e trete u gjunjezua kur fali postin politik te kryeministrit. Humbesi i cili gjunjezoj LDK, ishte dhe mbetet Isa Mustafa te cilin e pret skenar i nderrimit te tij nga lideri I LDK ne shtator, ai nuk hezitoj te beje pazar te cuditshem me pjesen e humbesve te tjere per qellime politike deri me tash te panjohura dhe pa ndonje arsyetim para elektoratit te LDK. Deshtimet e PDK dhe Thacit jane edhe themelimi i universiteteve te reja publike pa ndonje baze dhe arsye , keto edhe sot mbeten universitete politike, loja me institucione te dijes eshte loja me e keqe e mundshme, Universiteti i Prishtines ishte objekt i kontrollit te PDK, ishte dhe mbetet strehe e militanteve te ketij subjekti politik, ne te tash jane vendos njerez te cuditshem, ata te cilet dje kishin doktoruar dhe sot ishin bere prorektor, prej gazetari ne prorektor pas asnje liber t e botuar dhe i panjohur per te gjithe ,enigma mbetet edhe thirrjet akademike te fituara,ky njeri kishte bere edhe vellain e vet profesor ne kohen e qeverisjes Thaci, keto absurde shkencen dhe artin e shnderruan ne politik, cdo gje u politizuar , edhe shkenca u be politik kjo s’eshte as politik – por ne Kosove quhet politik. Privatizimi teresisht i deshtuar eshte radha e deshtimit te kesaj qeverie, proces i cili mund te shnderrohet ose here do kur ne procese maratonike gjyqesore. Deshtimi me i madh prej shume deshtimeve ishte dhe mbetet zhvillimi ekonomik, me nje minister i cili pervec pages qe kishte marr, asnje sukses nuk arriti ,asnje ndryshim te vetem ne lehtesimin e zhvillimit te sektorit privat, i cili pesoje disfaten me te madh gjate kesaj qeverisje. Sektori privat deshtoj plotesisht me kete edhe ekonomia e tregut ne Kosove .Sa i perket punesimit ne administraten e shtetit , aty eshte oaze e njerezve te PDK , vend ku ofrohet punesim ne te gjitha variantet eshte partiak, e cila administrate asnjehere gjate kesaj kohe nuk u reformua asnjehere , perkunder kushteve qe kishte vendos procesi MSA. Menaxhimi dhe kontrolli ishin pjese kryesore e punes se qeverisjes se tij. Shendetesia ishte deshtim katastrofal , i plote , Thaci i la kete ministri nje partie fetare dhe shendetesia mori teporzen ,gjoja me reformen ajo bien ndesh edhe me parimet e decentralizimit, themeloje bord per me kontrollua dhe zgjedhe menaxher shendetesor ne te gjitha spitalet ndersa, QKUK e shnderroje ne filiala te shumta ne duar te individeve te ndryshem. Korrupsioni ishte permendur por nuk ishte produkt vetem i kesaj qeverisje gjenezen e ka prej administrata nderkombetare.

Fushata e Thacit ne zgjedhjet e 8 qershorit

Fushata filloje “nje muaj e kusur” para zgjedhjeve dhe shkeli oponentet e vet ne teresi, ai arrit serish te fitoje zgjedhjet, me administrim te plote trupit elektoral, rriti paga per sektorin qe mbahet nga buxheti I shtetit arrit tere sherbimin civil dhe ate publik ta beje per vete. S’do mend si inidvid zoti Thaci mbetet lider absolut I shtetit tone, me ndikim dhe fuqi te madhe ndikuese ne procese te brendshme dhe ne politike te jashtme, arrit te beje dialoge me Serbin dhe ruajti miqesine me nderkombetaret. Ai arriti qe “Misionin e ri” te premtoje gjithcka, permiresoje komunikimin me sindikatat e ndryshme rriti paga , komunikimi ishte mjafte serioz me qytetaret dhe me militantet e tij u zotuan se serish do te fitoje, projeksioni i bere ne kalkulim te votave dhe trupit elektoral ate e beren fitues.

Askush nuk e do Thacin per bashke qeverisje, edhe pse ai fitoj zgjedhjet

Askush nuk deshiron te bashkepunoje me Thacin , ai i kishte mujtur te gjithe kundershtaret e tij politik “deri me nje”, askush nuk beson nga lideret opozitar ne te? Dihet pse?Ai nuk kishte mbajtur fjalen asnjehere me ta, ai i kishte futur ne loje te gjithe “nje nga nje” dhe per nje kohe te caktuar i kishte gjunjezuar politikisht? Askush nuk i beson se mundet me mashtruar apo me djegur politikisht prape, kjo politik nuk i takon kesaj kohe, duhet me pas projeksion dhe vizion dhe strategji kend me lane per veti e kende jo?Por jo me i bere te gjithe kundershtar, tash te gjithe kundershtaret e tij te mashtruar nga ai jane bere bashke me ia tregu vendin ku e ka? Politike jo e mire, te gjithe kunder vetes askend me vete?Kjo shpie deri te kriza e shtetit tone, tash ky eshte fitues por s’ka numra per te qeverisur askush nuk e deshiron ate per te punuar me te nga opozita? Procesi i kontestuar ne Gjykate vazhdon te jete objekt medial dhe problem i shtetit tone se si te qeveriset, asgje me te mire nuk jane as opozita e qe te gjithe kishin bashkepunuar dhe qeverisur me Thacin ne qeverisjet e kaluara duke perfshin ketu edhe VV e cila nuk eshte kurrfare alternative tersishte e pa pervoje ne qeverisje. Shteti do te shkoje ne zgjedhje nese nuk ka ndonje marreveshje per bashke qeverisje , e zgjedhjet e reja aspak nuk i konvenon opozites te uritur per pushtet.