Deshtimet me te medha ne futboll

Mund te quhen me plot gojen deshtimet me te medha ne historine e futbollit. Behet fjale per ndeshje apo per klube qe kane falimentuar. Eshte fjala per ndeshjen gjysmefinale Brazil – Gjermani qe perfundoi me rezultatin 1 – 7. Ishte nje ndeshje ku Brazili nuk mendohej te humbiste. Apo finalet e Champions League ne vitin 1999 dhe 2005.

Jane klube si Parma apo Leeds United qe kane qene ne eliten e futbollit europian por per shkak te borxheve te shumta te akumuluara tani luajne ne kategori inferiore.

Angola – Mali, 2010

Kur je vendi organizator dhe luan ndeshjen hapese te nje turneu te rendesishem nderkombetar eshte normale qe te ndiesh presionin. Por kur je ne avantazh 4-0 dhe kane mbetur vetem 10 minuta nga fundi i ndeshjes ky presion nuk duhet te ndihet aspak dhe fitorja nuk duhet te vihet ne dyshim. Fatkeqesisht kombetarja e Angoles e ka provuar ne kurriz se sa i çuditshem eshte futbolli. Angola eshte perballur me Malin ne ndeshjen hapese te Kupes se Kombeve te Afrikes ne 2010-en ne shtepi. Ndeshja dukej e mbyllur, ndersa vendasit fitonin 4-0 kur kishin mbetur 11 minuta (+2 shtese) nga fundi, por Mali kishte plane te tjera dhe eshte kunderpergjigjur duke realizuar kater gola ne ate hark kohor. Ndeshja eshte mbyllur 4-4.

Parma

Parma ka qene nje skuadrat me premtuese te Italise ne vitet 1990-te dhe fillimin e viteve 2000. Gjate kesaj periudhe kjo skuader ka fituar tri here Kupen e Italise, dy Kupa UEFA, nje Kupe te Kupave dhe nje Superkupe te Europes, gjithashtu ka luftuar per titullin ne Serine A pothuajse çdo vit. Megjithate, klubi eshte shkaterruar nga skandali i “Parmalat” ne 2003-in, qe ka sjelle falimentimin e sponsorit kryesor te ekipit. Parma nuk arriti te dilte nga kjo krize dhe ne mars te 2015-es shpalli falimentimin, ndersa borxhet e klubit kane prekur shumen e 400 milione eurove. Klubi eshte riformuar ne 2015-en dhe tani luan ne Serine D te futbollit italian.

brazil

Brazil – Gjermani 1 – 7

Askush nuk e kishte imagjinuar nje deshtim te tille ne nje gjysmefinale te Kupes se Botes, por kjo eshte ajo qe i ka ndodhur Brazilit ne 2014-en. Si verdhjeshilet ashtu edhe Gjermania kane qene te pamposhtur deri ne ate moment dhe te gjithe prisnin te ndiqnin nje sfide te barabarte mes dy skuadrave me te mira ne boten e futbollit. Perkundrazi, yjet e Brazilit kane pesuar humbjen me te turpshme ne historine e kesaj kombetareje, duke u mundur 7-1 ne shtepi. Ndoshta, nese Thiago Silva nuk do te kishte qene i skualifikuar humbja do te kishte qene me e pranueshme, por deshtimi epik i Brazilit ka qene nje gje me shume unike se e rralle.

Newcastle sezoni 1995 – 1996

Sezoni 1995-96 ne Premier League ka qene historik. Me 1 janar Newcastle ka mundur Bolton 2-1. Ky rezultat, bashkuar me humbjen 4-1 te United ndaj Tottenham, ka bere te mundur qe bardhezinjte te marrin nje avantazh prej 12 pikesh ne krye te renditjes, ndersa te gjithe, shtypi dhe tifozet, jane shprehur te sigurt se titulli do te fitohej nga Newcastle. Por ky ka qene sezoni kur Ser Alex Ferguson ka perdorur lojerat psikologjike, qe i dhuruan suksesin “Djajve te Kuq”. Ai ka thene se skuadrat e tjera nuk luanin fort kunder Newcastle, ndersa skuadra e Keegan ka zhgenjyer ne javet e fundit, duke humbur titullin me kater pike diference

milan-liverpool

Milan – Liverpool, 2005

Pas pjeses se pare te finales se Champions League te vitit 2005-se, dukej e kote qe skuadrat te zbrisnin ne fushe per pjesen e dyte. Milan ka dominuar duke i mbyllur 45 minutat e para ne avantazh 3-0, ndersa goli i pare eshte realizuar pas 45 sekondash nga legjenda Paolo Maldini. Por, ne harkun e gjashte minutave te pjeses se dyte, Liverpool arriti te shenoje tri here me Steven Gerrard, Vlad Smicer dhe Xabi Alonso. Edhe pse nuk u shenuan me gola gjate kohes se rregullt dhe asaj shtese, kane qene “Te Kuqte” qe kane pasur avantazhin psikologjik ne momentin e ekzekutimit te penalltive. Gabimet e Abdriy Shevchenko dhe Andera Pirlo, dy nga me te miret ne bote ne ate kohe, kane vendosur fatin e kuqezinjve.

26 May 1999:  Ole Gunnar Solskjaer of Manchester United scores an injury time winner in the UEFA Champions League Final against Bayern Munich at the Nou Camp in Barcelona, Spain. United won 2-1.  Mandatory Credit: Phil Cole /Allsport

Bayern Munchen – Manchester United, 1999

Finalja e Champions League ne 1999 ka regjistruar nje nga permbysjet me te medha, ose nje nga deshtimet me te medha, qe jane pare ndonjehere ne nje fushe futbolli. Bayern Munchen ka qene ne avantazh 1-0, ndersa ndeshja ishte futur ne minutat shtese. United fitoi nje goditje nga kendi dhe, pas nje rremuje ne zonen e rreptesise, ka qene Sheringham ai qe ka çuar topin ne rrjete. 30 sekonda pas rifillimit te lojes, anglezet kane fituar nje tjeter goditje nga kendi, me Ole Gunnar Solskjaer qe ka shenuar golin e fitores. Shprehjet ne fytyrat e lojtareve te Bayern flasin me shume se njemije fjale.
Shelbourne

Historia e Shelbourne tregon qarte se si menaxhimi i keq financiar mund te shkaterroje nje klub futbolli. Skuadra e Dublinit ndermori rrugen e lavdise, duke fituar kampionatin dhe kupen ne Irlande, ne fund te sezonit 1999-2000. Kulmin, kjo skuader e ka arritur ne sezonin 2004-2005 te Champions League kur Shelbourne u be ekipi i pare irlandez qe u kualifikuar ne raundin e trete eliminator te kompeticionit pas fitoreve kunder KR Reykjavik dhe HNK Hajduk Split para se te dorezohej ndaj Deportivo La Coruna. Suksesi i tyre u nderpre ne menyre te ashper pas fitores se kampionatit ne fund te sezonit 2006-07, duke perfunduar ne kategorine inferiore sezonin pasardhes per shkak te borxheve qe klubi kishte krijuar gjate viteve te suksesshme.

Leeds United

Asnje klub nuk ka perjetuar nje deshtim me dramatik se Leeds United. Skuadra angleze ka pesuar nje nga falimentimet me te bujshme ne historine e sportit pasi klubi beri investime te medha, ndersa ekipi ka arritur deri ne gjysmefinalet e Champions League ne sezonin 2000-01. Ne sezonin 2002-03 Leeds nuk ka arritur te kualifikohet ne Champions dhe borxhet e klubit jane rritur per shkak te blerjeve te bera para fillimit te sezonit dhe rrogave te lojtareve. Per rrjedhoje Leeds ka rene ne kategorite inferiore te futbollit anglez, por tani skuadra nga Jorkshajer duket se eshte kthyer ne rrugen e duhur dhe po paraqitet mire ne Championship. Megjithate, eshte shume larg ekipit qe ka gjunjezuar eliten e futbollit europian.