Dhoma Amerikane e Tregtisë feston ditën e Falenderimeve në ambientet e Hilton Garden Inn

Dita e Falenderimeve solli së bashku për herë të parë që nga krijimi i saj Dhomën Amerikane të Tregtisë dhe komunitetin Amerikan në Tiranë si dhe përfaqësues të Ambasadës Amerikane, në ditën kur populli amerikan shprehet falenderues për çdo mundësi që i është dhënë në jetë.

Atmosfera e falenderimeve kryesoi eventin në Hilton Garden Inn përmes fjalës së presidentit të Dhomës së Tregtisë Mark Crawford, i cili u kujtoi të ftuarve se në një ditë si kjo amerikanët falenderojnë për ushqimin e përditshëm dhe shëndetin familjar.

Z.Carson Relitz Rocker, drejtuesi politik dhe ekonomik në Ambasadën Amerikane në Tiranë uroi me të ftuarit përmes “Grace”, një ritual falenderues që flet për mundësitë që u janë dhënë njerëzve: ushqimi në tavolinë, shëndeti, puna, e mbi të gjitha familja. Pjesësmarrësit në event u njohën me historinë e kësaj feste deri në ditën e shpalljes së saj si një ditë kombëtare pushimi nga Presidenti Lincoln.

Në ambientet e Hotel Hilton Garden Inn, eventi u shoqërua me të gjithë elementët e kësaj feste trandicionale ashtu si edhe festimet në Amerikë.

Gjeli i detit, në qendër të tavolinës ishte përgatitur mjeshtërisht nga shefat e Hilton Garden Inn Hotel. Dekori, muzika, ngjyrat e gjithçka tjetër përfshiu të gjithë në klimën e saj festive.