Didier Deschamps rinovon kontraten deri me 2018

Lidhur me artikullin:

Federata Franceze e Futbollit njofton zyrtarisht zgjatjen e kontrates me trajnerin Didier Deschamps deri ne vitin 2018 kur do te zhvillohet Kupa e Botes. 46-vjeçari dhe institucioni drejtues i futbollit francez gjeten gjuhen e perbashket per ta shtyre edhe me dy vjet bashkepunimin pas rezultateve pozitive te arritura nga kombetarja e “Gjelave” nen drejtimin e ish mesfushorit te Juventusit dhe kombetares transalpine.

Gjate diteve te fundit, palet kishin nisur bisedimet per ta shtyre pertej vitit 2016 bashkepunimin dhe tashme eshte zyrtare, Deschamps do ta drejtoje Francen edhe ne Boterorin e vitit 2018. “Me inisiativen e presidentit te federates, Noel Le Graet, Komiteti Ekzekutiv vendosi te zgjase edhe per dy vite shtese kontratenb e trajnerit te kombetares”, theksohet mes te tjerash ne deklaraten e publikuar. Deschamps e mori drejtimin e Kombetares se Frances pas largimit te Laurent Blanc ne vitin 2012. Ai e udhehoqi kombetaren ne Kupen e Botes 2014 ku Franca u eleminua ne çerekfinale nga Gjermania qe me pas u shpall kampione bote. Perveç Juventusit, Deschamps ka mbajtur te veshur edhe fanellat e Monaco dhe Olimpique Marseille