Diego Simeone: “Humbja e finales se Champions ishte e tmerrshme”

Lidhur me artikullin:

Atletico Madrid eshte duke vijuar pergatitjet para-sezonale ne Melbourne te Australise, ku Diego Simeone e ka krahasuar finalen e humbur te Champions League ne majin e kaluar me nje mbajtje zije.

“Per mua ishte si nje vdekje, dhe ne çdo vdekje duhet ta qash,” deklaron ai per gazetaret. “Une mbajta zi aty ku duhet ta mbaja. Nuk mund te shpjegoj gjithçka qe kam menduar ate momente ne nje kohe kaq te shkurter me ju gazetaret por ne jemi te forte, entuziaste dhe plot shprese. Jam duke punuar me shume se kurre me lojtaret e mi.”

“Jam duke punuar shume ne stervitje, duke finalizuar blerjet e reja dhe largimet dhe duke studiuar menyren me te mire per te rreshtuar ekipin.”

Gjate konferences per shtyp, 46 vjeçari gjithashtu u pyet edhe per mundesine e stolit te perfaqesueses argjentinase, mbase bashke me detyrat e tij me Atletico-n.

“Askush nuk e ka bere kete, por mbase ne te ardhmen do te ishte nje mundesi pasi shume trajnere do te donin ta benin, por nuk munden per shkak te kontratave me klubet e tyre. Nje dite mund te jete nje mundesi konkrete.”

Me pas ai u pyet nese do te kishte deshire te trajnonte ne Premier League nje dite, deren e se ciles Simeone e le hapur.

“Jam akoma nje djale i ri dhe mbase ne te ardhmen do te shkoje ne kampionate te tjere. Ka shume liga qe mund te ishin nje sfide per mua, Anglia dhe Italia me terheqin shume.” Ne fund ai komenton edhe paraqitjen e Griezmann ne Euro 2016: “Nuk kam dyshime se ai eshte mes tre lojtareve me te mire ne bote.”