Dieta mesdhetare largon bllokimin e arterieve dhe atakun kardiak
Rreth 30 per qind e atakeve kardiake, bllokimit te arterieve dhe vdekjeve nga semundjet e zemres mund te parandalohen mes njerezve me rrezik te larte nese ata kalojne te dieta mesdhetare, e cila eshte e pasur me vaj ulliri, arra, groshe, peshk, fruta dhe zarzavate dhe madje edhe nese pine vere gjate cdo vakti, zbuloi nje studim i madh dhe rigoroz.
 
Zbulimet e publikuara ne Gazeten e Mjekesise se Anglise se Re u bazuan ne tentativen e pare madhore per te matur ne kushte klinike efektet e dietes ne semundjet e zemres. Madhesia e efekteve te dietes i habiti ekspertet. Studimi u perfundua gati pese vjet para afatit sepse rezultatet ishin kaq te qarte dhe u konsiderua joetike te vijohej me tutje.
 
Dieta ndihmoi ata qe e ndiqnin, edhe nese ata nuk humben peshe dhe shumica e tyre sakaq po merrnin ilace per uljen e presionit te gjakut apo mbajtjen e diabetit nen kontroll per te reduktuar rrezikun e semundjeve te zemres.
Deri tani, provat qe te tregonin se dieta mesdhetare redukton rrezikun e semundjeve te zemres qene te dobeta, te bazuara me se shumti ne te dhena qe tregonin se banoret e Mesdheut dukej se kishin norma me te uleta te semundjeve te zemres, nje tipar qe mund te interpretohej edhe me faktore te tjere pervec dietes. Ndersa disa eksperte kane qene skeptike per faktin qe efekti i dietes mund te dallohet, ne rast se ai ne fund te fundit ekziston, per shkak se shume me teper njerez sakaq po konsumojne ilace te fuqishme per te reduktuar rrezikun e semundjeve te zemres. Eksperte te tjere nguronin te rekomandonin dieten mesdhetare per njerezit qe sakaq kishin probleme me peshen per shkak se vaji dhe arrat kane shume kalori.
 
Ekspertet e semundjeve te zemres thane se studimi ishte me te vertete nje triumf per shkak se tregoi se nje diete eshte e fuqishme dhe ka ndikim ne reduktimin e semundjeve te zemres dhe se kjo tashme eshte provuar permes metodave shkencore shume rigoroze. Shkencetaret zgjodhen ne menyre rastesore 7,447 njerez ne Spanje, te cilet qene mbi peshe, duhanpires apo qe kishin diabet e faktore te tjere rreziku. Ata i nenshtruan keta njerez ndaj nje diete mesdhetare dhe nje diete te zakonshme me kalori te uleta.
 
Dietat me kalori te uleta nuk treguan ne asnje menyre vlera ndersa per pacientet, nje diete e tille ishte teper e veshtire per t’u mbajtur. Dr. Steven E. Nissen, kryetar i departamentit te mjekesise kardiovaskulare ne Fondacionin Klinik Kliveland tha: “Tashme erdhi ky grup qe beri nje studim gjigant ne Spanje, qe thote se mund te hash mire dhe kendshem ne nje diete te balancuar me fruta, zarzavate dhe vaj ulliri dhe njekohesisht mund te ulesh rrezikun e semundjeve te zemres me 30 per qind. Dhe ndersa ul rrezikun, ti e shijon jeten”.
 
Studimi, nga Dr. Ramon Estruch, nje profesor i mjekesise ne Universitetin e Barcelones dhe koleget e tij, eshte planifikuar prej shume kohesh. Studiuesit udhetuan neper bote duke kerkuar keshilla se si mund t’u pergjigjeshin me mire pyetjeve nese dieta me vete mjaftonte per te reduktuar rrezikun. Ata shkuan ne Shkollen e Shendetit Publik ne Harvard shume here per t’u konsultuar me Dr. Frank M. Sacks, nje profesor i parandalimit te semundjeve kardiovaskulare. Ne fund, ata vendosen te zgjedhin rastesisht subjektet me rrezik te larte per testin dhe i ndane ata ne tre grupe. Njerit i dhane diete me pak yndyre dhe i konsultuan si ta ndiqnin kete diete. Dy grupet e tjera u keshilluan te ndjekin nje diete mesdhetare. Ne fillim, ata te dietes mesdhetare moren me shume mbeshtetje. Ata u takuan rregullisht me dietologet, ndersa anetaret e grupit me yndyre te ulet moren vetem nje vizite fillestare trajnimi si t’i nenshtroheshin kesaj diete, pasuar nga nje fletepalosje cdo vit. Pastaj kerkuesit vendosen te shtojne seancat e keshillave per ta, por serish ata paten veshtiresi ne respektim te dietes.
 
Njerit prej grupeve te dietes mesdhetare iu rekomandua nje doze shtese vaji ekstra te virgjer ulliri cdo jave me se paku 4 luge tavoline konsum ditor. Grupi tjeter mori nje kombinim arrash, lajthish e bajamesh dhe iu rekomandua te hanin rreth 30 grame ne dite.
Dieta kryesore perbehej nga se paku tri vakte ne dite me fruta dhe se paku dy vakte ne dite me zarzavate. Pjesemarresit konsumuan peshk se paku tri here ne jave dhe bishtajore, ku perfshihen groshet, bathet apo bizelet. Ata duhej te hanin mish te bardhe dhe jo mish te kuq, dhe per ata qe qene te mesuar me pijen, duhej te pinin se paku shtate gota vere ne jave bashke me ushqimin.
 
Ata u nxiten te mos konsumonin embelsira industriale, si dhe te kufizonin konsumimin e bulmetit apo mishit te perpunuar.
Per te vleresuar nenshtrimin ndaj dietes mesdhetare, kerkuesit maten nivelin e konsumit te vajit te ullirit dhe elementeve te tjere ne urine.
Kerkuesit thane se pjesemarresit i qendruan dietes mesdhetare me lehtesi dhe kenaqesi. Por ata qe iu nenshtruan dietes me yndyre te ulet nuk ia dolen te ulin konsumin e yndyres mjaftueshem. Keshtu studimi ne fund krahasoi dieten e zakonshme moderne qe ka konsum te rregullt te mishit te kuq dhe dritherave te pergatitur ne shkalle industriale me nje diete qe ishte larg ketyre mallrave.
 
Dr. Estruch tha se ai besonte se efekti i dietes mesdhetare ishte rrjedhoje e se gjithe paketes dhe jo thjesht e vajit te ullirit dhe fruta te thata. Por ai nuk priste te shihte efekt kaq shpejt. “Efekti qe me te vertete habites per ne”, tha ai.
Kerkuesit thane me kujdes ne studimin e tyre se ndersa dieta dukshem reduktonte rrezikun e semundjeve te zemres per ata me rrezik te larte, me shume kerkime jane te nevojshme per te vleresuar perfitimet e dietes nga njerezit me rrezik te ulet.