Dieta “Ornish”, konsumo me shume dhe humb me shume kile
Mos u merzisni rreth asaj se sa konsumoni dhe cfare. Do te jeni me te shendetshem dhe do te hiqni kilet e teperta. Le te jete ushqimi ilaci juaj, thote dr. Ornish, autor i dietes po me te njejten emer.
 
Dieta ‘Ornish’ eshte hiti me i ri boteror. Slogani eshte – konsumo me shume dhe humb me shume kile.
Dr. Ornish me kete diete ia doli te sheroje pacientet te cilet me vite kishin vuajtur nga mbyllja e eneve te gjakut.
– Hipokrati kishte thene: “Le te jete ushqimi ilaci juaj”, e une mendoj se celesi i jetegjatesise fshihet ne ushqimin e balancuar. Pra, kur te ndaloni se u merzituri rreth asaj se sa shume po konsumoni dhe kur te filloni te mendoni cfare konsumoni, do te jeni me te shendetshem dhe do t’ia dilni te largoni kilogramet e tepert, thote dr. Ornish.
 
Sa mund te konsumoni
Dr. Ornish ushqimin e kishte ndare ne tri grupe:
• ushqimet qe mund te konsumoni gjate gjithe kohes – bishtajore, peme, perime dhe drithera.
• Ushqimin qe do te duhej ta konsumonit kohe pas kohe – qumeshti, jogurt pa yndyre, djathe pa yndyre, ajke pa yndyre, te bardhet e vezes.
• Ushqimi qe duhet te shmangni – mishi, vaji, yndyrat, perimet me levozhge te forte, farat, sheqeri, alkooli.
 
Me e rendesishmja, sipas mjekut, eshte te konsumoni sa me shpesh e sa me pak, sepse nga kjo diete shume shpejt do ta ndieni urine. Do te ishte mire qe kete regjim te ushqimit ta aplikoni per nje muaj dhe me pas te vizitoni mjekun tuaj. Sa u perket ushtrimeve, do te ishte mire qe tre here ne jave te ecni nga kater kilometra.
 
Menuja per tre dite:
 
Dita I
Mengjesi : Drithera me jogurt pa yndyre dhe leng te fresket te shtrydhur portokalli.
Zamra: Fruta sipas deshires.
Dreka: Patate te ferguara me djathe pa yndyre dhe spinaq, sallate te gjelber.
Zamra: Peme te fresketa sipas deshires.
Darka: Buke integrale, sallate me domate dhe borzilok.
 
Dita II
Mengjesi : Drithera me djathe pa yndyre dhe me jogurt.
Zamra: Fruta sipas deshires.
Dreka: Perime, buke integrale, sallate sipas deshires.
Zamra: Perime te fresketa sipas deshires, apo fruta te thata.
 
Dita III
Mengjesi : Omlete nga tre te bardhe te vezes, qumesht pa yndyre, buke integrale.
Zamra: Fruta sipas deshires.
Dreka: Supe me perime, buke integrale me oriz dhe kerpudha, sallate sipas deshires.
Zamra: Peme te fresketa sipas deshires.
Darka: Drithera integrale, jogurt pa yndyre.