Diete per nje nene te shendetshme e cila ushqen me gji
Plot gra pyeten se a duhet te ndjekin ndonje diete te posacme gjer sa jane duke ushqyer me gjinje. Lajmi i mire eshte se si duket nuk duhet te beni ndonje ndryshim rrenjesor ndaj gjerave qe hani dhe pini ne kete kohe, megjithese ka ca gjera me rendesi te cilat duhet ti mbani ne mend.
 
Nje diete e balancuar mire eshte me rendesi per shendetin tuaj
Njera nga mrekullite e qumeshtit te gjirit eshte se mund ti plotesoje nevojat ushqimore te femijes tuaj edhe kur nuk jeni duke ngrene si duhet. Por edhe pse foshnja juaj nuk do te vuaj nga ndonje ushqim i pamjaftueshem nga ana e juaj, nuk do te thote se ju vete nuk do te vuani nga ndonje gje. Marrja e mjaftueshme e vitaminave dhe materieve ushqyese eshte e rendesishme sepse keni nevoje per energji per te plotesuar kerkesat fizike e kujdesit tuaj ndaj foshnjes se re.
 
Mendoni per perkujdesjen si nje motivacion i vazhduar per te ndjekur nje diete te shendetshme te cilen e mbanit gjate shtatezanise. Fokusohuni ne te ngrenit e dritherave dhe farave te drithit, peme dhe perime te fresketa, dhe ushqime te cilat permbajne plot proteina, kalcium dhe hekur.
Te ngrenit mire nuk do te thote se duhet te hani shume. Ekspertet deri me tani kane rekomanduar se nenat qe ushqenin me gjinje te merrnin rreth 500 kalori shtese ne dite, por studimet e fundit tregojne se nuk ka nevoje per kete rritje ne kalori, thote eksperti i te ushqyerit me gjinje Kathleen Huggins, keshilluese ne Qendren e Foshnjes dhe autore e “Shoqeruesi i nenes ne perkujdesje“. Nevojat e energjise tek ju do te varen nga pesha momentale dhe per se shumti nga niveli i aktivitetit fizik – nuk ka ndonje recete univerzale per te plotesuar nevojat e te gjitheve.
 
Zvogeloni konsumimin e ca llojeve te peshkut
Ne Mars te vitit 2004, Ministria e Ushqimit Dhe Medikamenteve dhe Agjensioni Per Mbrojtjen E Mjedisit nxori udhezimet e reja per grate te cilat jane duke u munduar te mbesin shtatezene, grate te cilat vec jane shtatezena, nenat qe ushqejne me gjinje, dhe femijet e vegjel se si mund ta limitojne ekspozimin ndaj merkurit i cili gjendet tek peshqit.
Sipas udhezimeve te Ministrise dhe Agjensionit, duhet ta kufizoni veten ne 360 gram te peshkut “Tuna“ te konzervuar dhe peshk tjeter te zier. Dhe duhet plotesisht te evitoni mishin e peshkaqenit, peshkun shpate, makerelin dhe peshqi te tjere. Disa ekspert me rigoroz rekomandojne qe te evitoni stek te tunes, makerelin spanjoll, dhe peshqi te tjere sepse keta peshqi permbajne sasi te medha te merkurit.
 
Abstenoni nga alkoholi apo se paku merrni masa
Do te deshironi ta ndaloni alkoholin gjer sa jeni duke ushqyer me gjinje, sepse alkoholi deperton ne qumeshtin e gjirit dhe ka mundesi qe te ju demtoje apo te ju irritoje foshnjen tuaj. Pervec rreziqeve te tjera, konsumimi i vetem nje pije alkoholike mund ta ndalon aftesine e organizmit tuaj per te prodhuar qumesht.
Neqoftese do te merni nje pije alkoholike te rastesishme, atehere pritni se paku 2 ore para se ta ushqeni foshnjen tuaj qe alkoholi i konsumuar te tretet ne menyre te duhur. Alkoholi nuk eshte i perqendruar ne gjinje prandaj, “pompimi“ dhe “shtrydhja“ e gjinjeve nuk do ti sherbeje ndonje gjeje. Per te shmangur dehidrimin, perkujdesuni qe te merrni pije joalkoholike per cdo koktel qe e konsumoni.
 
Pini shume uje qe te jeni e hidruar si duhet
Kur ushqeni me gjinje, ju humbni lengjet e trupit. Edhe pse nuk do te ndikoje ne qumeshtin tuaj, do te duhej qe te pini se paku 240 ml. uje apo lengje te tjera ne dite qe te jeni e hidruar. Rregull tjeter eshte qe te pini kur te jeni e etur, qe te pini sa here qe te keni nevoje. Evitoni kafeinen, e cila mund te ju dehidroje.
 
Kini kujdes shijen e gjerave qe hani dhe pini
Disa ushqime me ere te forte mund te shkaktojne qe foshnja juaj te jete e irrituar. Do te jeni ne gjendje qe te dalloni se a eshte e irrituar foshnja juaj nga ndonje gje qe e keni ngrene apo pire. Ajo do ta tregoje mosrehatine e saj duke u shqetesuar, duke qajtur parreshtur, apo duke fjetur tejet pak.
Neqoftese foshnja juaj eshte alergjike ne ndonje gje qe keni ngrene, mund te shihni reaksionet ne lekuren e saj (te skuqurat apo te enjturat), ne frymemarrjen e saj (frymemarrja e veshtiresuar apo ngulfatja).
Edhe pse disa nena thone se ushqimet e djegesta i shqetesojne foshnjet e tyre, te provuarit dhe dhe te pesuarit jane udhezuesit tuaj me te mire, sepse irritimi i shkaktuar nga ushqimi ndryshon nga foshnja ne foshnje.
Neqoftese e shihni se mund te hani salsa te djegest, burrito, pule te pjekur me hudhra, dhe gjera te tjera, pa e bere te irrituar foshnjen tuaj, atehere vazhdoni dhe me tutje. Nje verejtje: Disa nga perberesit e rrezikshem jane brokoli, lakra dhe qumeshti i lopes.
 
Kontrolloni nivelin tuaj te hekurit
Edhe ne rast se keni marrre vitamina shtese gjate shtatezanise tuaj, tani me nuk keni nevoje me pasi qe ju ka lindur foshnja juaj. Sidoqofte, plot mjeke keshillojne qe te vazhdohet me marrjen e vitaminave te para lindjes, te cilet kane sasi ekstra te hekurit, dhe ate gjate tere kohes e te ushqyerit me gjinje.
Ose, neqoftese testet e juaja te gjakut tregojne se niveli i hekurit eshte i ulet, atehere mjeku do te mund te ju pershkruaj medikament per hekur shtese. Neqoftese vazhdoni me vitamina shtese ne pergjithesi, prapeseprape mbani ne mend se nuk mund te zevendesojne te ushqyerit e dobet. Perpiquni qe te hani nje diete te balansuar mire, nje diete me ushqim te llojllojshem.(bebaime)