Dinamo Zagreb gjen zevendesuesin e Pjaca. Eshte shqiptari Eros Grezda

Lidhur me artikullin:

Eros Grezda eshte gati per te bere hapin e madh ne karriere. Mesfushori i kombetares Shpresa te Shqiperise i cili sezonin e kaluar ishte nje nga lojtaret qe shkelqeu me shume ne kampionatin kroat me fanellen e Lokomotives se Zagrebit ka perfunduar ne radaret e Dinamos se Zagrebit. Kampionet e Kroacise shohin te 21-vjecari i lindur ne Gjakove zevendesuesin ideal te talentit Marko Pjaca i cili pak dite me pare u transferua zyrtarisht te Juventus per rreth 23 milione Euro.

Grezda per momentin eshte nen kontrate deri ne 30 Qershor te vitit 2019 me Lokomotiven e Zagrebit. Megjithate drejtuesit e Dinamos per te bindur skuadren tjeter nga Zagrebi te lejoje largimin e lojtarit jane gati te ofrojne 1 milione Euro. Pikersht me kete shume vleresohet kartoni i Eros Grezdes nga faqja e specializuar per transferimet e futbollisteve, transfermarkt.de. Te Lokomotiva do ta kene te veshtire ti thone jo Dinamos se Zagrebit nese interesimi i ketyre te fundit eshte konkret duke ditur edhe marredheniet shume te mira qe ekzistojne mes drejtuesve te dy klubeve.

Dinamo Zagreb e perdor Lokomotiven si nje klub satelit ku huazon lojtare te rinj te moshe te cilet arrijne te fitojne eksperiencen e nevojshme te kjo. Rasti me i fundit eshte ai nje shqiptari pikerisht Endri Cekicit. Talenti i kombetares shqiptare te 21-vjecareve luan qe prej Janarit te vitit 2016-te nga Dinamo e Zagrebit te Lokomotiva ne forme huazimi. Persa i perket Eros Grezdes me nje kalim te mundshem te skuadra me e madhe e futbollit kroat ai do te bente nje hap te rendesishem perpara ne karrieren e tij pasi do ti jepej mundesia te luante edhe ne fazen  e grupeve te nje prej dy kompeticioneve me te rendesishme europiane, duke patur parasysh faktin qe Dinamo e Zagrebit kualifikohet rregullisht ne grupet e Championsit ose Europa Leagues. 21-vjecari shqiptar spikati sezonin e kaluar me Lokomotiven e Zagrebit teksa zhvilloi ne total 29 ndeshje ne kampionatin kroat duke realizuar edhe 9 gola, edhe pse luan ne rolin e mesfushorit te krahut