Disa keshilla per te rene nga pesha per nje kohe te shkurter
Me disa truke mund te humbisni peshe ne nje kohe shume te shkurter dhe te jetoni shendetshem
 
Te gjitha truket per te humbur kilet
Mos u frikesoni nese peshorja ju shenon ndonje kile me teper, sepse eshte e mundur te dobesoheni edhe ne nje dite nese ndiqen disa keshilla te vyera. Ne fakt ekzistojne shume mundesi dhe truke per te humbur peshe gjate dites. E rendesishme eshte qe te kuptoni ate se cfare doni te beni dhe te kini durim per ta cuar deri ne fund planin per t’u dobesuar. Ju do ta shihni qe te dobesoheni ne nje dite duke ndjekur disa keshilla, nuk do te jete edhe aq e veshtire sa mund t’ju duket. Ja disa truke per te humbur peshe ne pak kohe.
 
Nga ora 06:00 deri ne 09:00 te mengjesit
Shmangni kafeinen
Menyra e duhur per te filluar diten nuk eshte kafeina: nje filxhan kafeje, caji, ose pije te tjera te ngjashme nuk jane nje ide e mire. Kafeina stimulon ne organizem clirimin e hormonit te quajtur kortizol. Kortizoli, nga ana tjeter, cliron insulinen, roli paresor i se ciles eshte qe te inkurajoje qelizat e trupit per te magazinuar yndyrat. Eshte me e keshillueshme qe ne mengjes te pini nje caj bimor, uje te ngrohte me limon, ose thjesht nje gote uji te ftohte.
 
Beni nje shetitje te shpejte
Studime te shumta kane demonstruar qe per t’u dobesuar gjate dites eshte thelbesore qe te beni ushtrime te shkurtra perpara mengjesit. Akoma me mire nese beni fitnes ne ajer te paster. Drita e diellit mbi lekure rrit sasine e vitamines D, e cila e bene metabolizmin me aktiv dhe ul rrezikun per t’u shendoshur.
 
Drithera per mengjes
Thyeni “regjimin” e nates me nje mengjes te pasur me drithera. Proteinat qe ato permbajne do t’ju ndihmojne te mbani nen kontroll ndjenjen e urise pergjate mengjesit. Opsione te tjera jane nje fete buke e zeze me marmelate (pa sheqer), mjalte me soje dhe nje gote me qumesht te skremuar.
 
Nga ora 10:00 deri ne 12:00
Hani ndonje gje te vogel per te mbajtur nje peshe te shendetshme.
Mundohuni te mos kaloni me shume se tri ore nga nje ngrenie ne tjetren. Nje meze e vogel dietike eshte ajo qe ju duhet per te hequr urine.
 
Nga ora 12:00 deri ne 14:00
Hani supe
Sipas studiuesve te Universitetit Shteteror te Pensilvanise, te hash nje tas me supe pa makarona para drekes ju lejon te humbni deri ne 700 kalori ne jave. Qellimi i vetem eshte qe te shmangni ose te jeni te kujdesshem qe mos te hani supe te gatshme, te cilat shpesh jane te pasura me yndyre dhe kalori.
 
Nga ora 14:00 deri ne 16:00
Konsumoni jeshilleqe
Harrojeni zakonin tuaj te vjeter per te pire qumesht dhe per te ngrene cokollate. Ne vend te tyre zgjidhni nje filxhan caji jeshil dhe nje molle. Shkencetaret e Universitetit te Sidneit kane treguar qe mollet jane nje nga ushqimet me te mira per te hequr urine. Kjo, sepse ato permbajne nje sasi te konsiderueshme uji, qe e ndihmon stomakun te ndihet i ngopur. Caji jeshil eshte nje burim i madh antioksidantesh.
 
Nga ora 17:00 deri ne 18:00
Shmangni veren
Ideale per t’u dobesuar do te ishte qe te evitonit totalisht kalorite qe vijne nga alkooli. Por nese nuk mundeni te rrini dot pa pire nje gote vere pergjate dites, perpiquni ta pini ate perpara ores 19:00. Te konsumoni alkool me barkun bosh do t’ju hapte oreksin, duke bere qe te hani gjithnje e me shume.
Nga ora 21:00 deri ne 23:00
 
Flini oret e duhura
Te flini pak dhe keq stimulon prodhimin e grelines, nje hormon qe ndjell oreksin. Disa studiues nga Cleveland, duke studiuar nje grup prej 68 grash per 16 vjet, kane treguar se ata qe flinin pese ose me pak se pese ore ne nate, kishin me shume probabilitet qe te beheshin obeze krahasuar me grate qe flinin me shume se shtate ore.