Disiplina ul denimet per Ndikumana dhe Veliu

I mbajtur sot ne daten 10.09.2014 ora 16.00 ne mbledhjen e Komisionit te Apelit te FSHF per shqyrtimin e kerkeses ankimore drejtuar Komisionit te Apelit nga ankuesit KF“Tirana”, KF “ Flamurtari “ dhe KF “ Besa” kunder vendimit te Komisionit te Disiplines se FSHF te dates 04.09.2014 pika 4 . Komisioni i Apelit pasi u njoh me apelimin e paraqitur nga perfaqesuesi i KF “ Tirana “ dhe relacionet e KF “ Flamurtari “ dhe KF “ Besa “ si dhe dokumentacionin e paraqitur nga Sekretariati Teknik :
Vendosi
Lenien ne fuqi te Vendimit te Komisionit te Disiplines date 04.09.201 pika 5 dhe 6 .
Ndryshimin e Vendimit te Komisionit te Disiplines date 04.09.2014 pika 4,si me poshte: Pezullimi i lojtareve Selemani Ndikumana i KF Tirana dhe lojtarit Franc Veliu te KF Flamurtari nga 5(pese) ndeshje ndryshon ne 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti , bazuar ne nenin 48/1.d te KDS.
Nje lajm i mire per skuadrat e Tiranes dhe Flamurtarit pasi mund te kene te gatshem futbollistet Ndikumana dhe Veliu pasi te paguajne gjoben financiare sic eshte e parashikuar ne rregullore.