“Djemte e Arte” qe s’kane fituar asnje Champions League

Lidhur me artikullin:

Topi i Arte eshte kulmi i karrieres per nje futbollist por jo çdo here ndodh qe lojtari me i mire i vitit te jete i permbushur edhe ne sukseset me ekipin qe perfaqeson.

Numri i legjendave qe kane arritur te fitojne Topin e Arte por jo Ligen e Kampioneve eshte vertete i madh dhe ky ndoshta eshte nje nga handikapet me te medhenj te lojes se futbollit. Legjendari Omar Sivori nuk e pati kenaqesine te prekte trofeun pasi gjate aktivitetit te tij ne nivelet me re larta, ishte ne qarkullim nje skuader si Reali i Madridit qe fitonte gjithçka i dilte perpara.

Oleg Blokhin. Ukrainasi u be i pari lojtar nga Bashkimi Sovjetik qe fitonte Topin e Arte. Ne vitin 1975 ai u shpall lojtari me i mire i kontinentit duke lene pas emra te medhenj si Beckenbauer e Cruyff, por Dinamo e Kievit nuk arrti te ngjitej asnjehere ne majen e Europes.

Allan Simonesen. E fitoi Topin e Arte ne vitin 1977 me fanellen e Borussia Monchengladbach por ne finalen e Romes skuadra gjermane i mund 1-0 nga Liverpooli i Kevin Keegan.

Roberto Baggio. Bishtaleci u bashkua me Juventusin ne vitin 1990 por ai arriti te fitonte vetem Kupen UEFA. Ndoshta zgjedhja me ideale per te do te ishte Milani i Sacchit, prandaj asnjehere nuk do ta mesojme se si do te kishin shkuar gjerat per sulmuesin ne rast se ai do te luante per nje skuader tjeter ne vitet e tij te arta.

George Weah. Liberiani u be i pari lojtar jo europian qe fitonte Topin e Arte. Ai e arriti kulmin gjate aktivizimit me Milanin por fatkeqesisht nuk arriti te shpallej asnjehere kampion Europe.

Lothar Mathaus. Debutoi ne nivelin elitar te futbollit europian qe ne moshen 21-vjeçare por nuk arriti ta fitonte asnjehere Ligen e Kampioneve. Momenti me i erret i karrieres ishe finalja e humbur perballe Manchester United vetem ne minutat e fundit. E fitoi Topin e Arte ne vitin 1990 pas suskesit te Gjermanise ne Boteror.

Ronaldo Nazario Da Lima. Aio eshte i vetmi lojtar qe ka fituar dy here Topin e Arte por asnjehere Champions League. Braziliani eshte gjendur ne vendin e gabuar dhe ne momentin e gabuar gjate periudhes se shperthimit te tij sepse as Barcelona dhe as Interi nuk arriten si siguronin nje skuader te denje per nivelet me te larta europiane.

Michael Owen. “Djali i Arte” i Liverpoolit te Gerard Houllier ka qene nje lider i vertete, por Champions League luan nje tjeter muzike dhe aty ai eshte paraqitur perhere ne nivele diskrete.

Pavel Nedved. Arritja maksimale e çekut eshte gjysmefinalja e vitit 2003 kunder Realit te Madridit sepse ai nuk arriti te luante ne finale per shkak kartonesh. Ai ishte edhe viti kur çeku u zgjodh lojtari me i mire i botes. Fabbio Canavaro. Fitoi Kupen e Botes dhe Topin e Arte por jo trofeun e UEFA Champions League. Mbrojtesi italian beri nje paraqitje te shkelqyer ne vitin 2006 por si me Juventusin ashtu edhe me Realin e Interin nuk arriti te shpallej kampion Europe.

Burimi: Supersport.al