Djokovic avancon ne finalen e Londres

Lidhur me artikullin:

Novak Djokovic mund spanjollin Rafael Nadal ne vetem dy sete duke u kualifikuar per here te peste ne karriere per ne finalen e turneut permbylles te tete me te mireve te sezonit. Numri 1 i botes zhvilloi nje ndeshje te madhe duke mos i dhene asnje shans Rafes, qe mbetet serish pa nje titull ne turneun ATP World Tour Finals. Ne Londer ne fushen qenderore ne O2 Arena Nole fitoi tete nga dhjete piket e para te ndeshjes duke i imponuar qe ne fillim tenistit iberik lojen e tij. Ky eshte rivaliteti me me shume ndeshje ne historine e tenisit modern dhe kjo e kryeqytetit britanik ishte perballja e 46 ne histori, me 29-vjecarin nga Majorka qe kryesonte 23-22.

28-vjecari serb kishte fituar 7 nga 8 duelet e fundit, perfshire edhe tre ndeshjet e vitit 2015, per me teper pa humbur asnje set, e nje trend i tille vazhdoi ne menyre te pameshirshme edhe ne Londer, pavaresisht formes shume te mire qe kishte shfaqur Rafa deri ne gjysmefinale. Novak Djokovic qe ka fituar tre edicionet e fundit te ketij aktiviteti u mjaftua thjesht me ate loje me break ne game-n e dyte te setit hapes, per ta ruajtuar me pas ate epersi deri ne fundin e setit te pare. Ne setin pasardhes tenisti spanjoll permiresoi disi sherbimin megjithate edhe kjo gje vlejti pak sepse Djokovic priti game-n e peste per ta thyer ne servis rivalin e tij. Ne game-n permbylles te sfides numri 1 i botes i rrembeu serish sherbimet Rafes per te fiksuar perfundimisht rezultatin 6-3, 6-3 ne vetem 79′ gjithsej.

Djokovic e mbylli takimin duke humbur vetem tre pike ne sherbimin e pare, 25/28 pra 89%, pa i dhene asnje mundesi 2 here finalistit te ketij turneu per te fituar nje game me break. Rezultati duket i genjeshtert, pasi ndeshja tregoi nje diference te jashtezakonshme si persa i perket lojes apo taktikes se perzgjedhur por gjithashtu edhe ne aspektin psikologjik, mes ketyre dy tenisteve. Rafael Nadal e mbyll keshtu vitin me plot 20 humbje, nje shifer qe dikur tenisti nga Majorka e arrinte ne kater sezone bashke gjithsesi Rafa ruan pozicionin e peste ne klasifikimin e pergjithshem boteror, por duhet te mendoje seriozisht per te ndryshuar dicka ne aspektin taktik, pasi me menyren aktuale nuk arrin dot qe ta vere ne veshtiresi rivalin e tij. Djokovic qe kishte fituar vetem 4 nga 18 ndeshjet e para ndermjet tyre tashme barazon bilancin e pergjithshem ne 23-23 dhe diten e diele tenisti serb do te bej cmos per te koleksionuar titullin e 11 te sezonit si dhe te fitoje turneun e 8 me te mireve te botes per here te peste ne karriere.