Djokovic – Boris Becker, nje bashkepunim afatgjate

Lidhur me artikullin:

Boris Becker rinovon kontraten me Novak Djokovic. Legjenda e tenisit gjerman do te vazhdoje te jete trajner i 27-vjecarit serb, duke zgjatur keshtu bashkepunimin me numrin 1 te botes. 46-vjecari nga Baden – Wurttemberg nenshkroi nje marreveshje me Djokovic ne muajin dhjetor te vitit te kaluar, duke hequr dore nga nje kontrate e majme si komentator i gjigantit BBC.

Bashkepunimi ndermjet Becker dhe Djokovic u pagezua me emrin “Beckovic” dhe tenisti me i famshem gjerman ne historine e ketij sporti eshte pjese e stafit drejtues te numrit 1 te botes se bashku me 49-vjecarin sllovak Marian Vajda, edhe ai ish-tenist. Vajda ishte trajneri qe e ngjiti Nolen drejt triumfit, megjithate Djokovic insistoi per t’i bashkangjitur stafit te tij gjithashtu edhe bjondin gjerman, per shkak te mentalitetit te tij fitues. Ne fakt Djokovic numeronte plot 5 finale te humbura ne 6 te fundit ne turnete Grand Slam, perpara se te fitonte ne Wimbledon turneun e shtate te madh ne karriere, pas nje finaleje dramatike ku tenisti serb mposhti pikerisht 7 here kampionin e All England Club, Roger Federer.

Pervec Slamit Anglez Nole koleksionoi edhe 4 tituj Masters gjate vitit 2014, ne Indian Wells, Miami, Rome dhe Paris – Bercy, ndersa nje tjeter titull me pak i rendesishem u arrit ne Pekin, gjate muajit tetor.