Djokovic dhe Nadal pa probleme ne raundin e dyte te China Open

Lidhur me artikullin:

Novak Djokovic dhe Rafael Nadal kualifikohen pa shpenzuar shume energji ne ruandin e dyte te China Open, turneut 500 pikesh qe po zhvillohet aktualisht ne Pekin. Numri 1 i Botes dhe 5-here fituesi i turneut kinez Novak Djokovic e pati thjeshte nje shetitje sfiden e tij perballe italianit Simone Bolelli.

Nole u shfaq ne superforme mbi cimenton e kryeqytetit kinez duke humbur ne total vetem 2 game. 2-0 me sete 6-1 6-1 ne favor te Djokovic ishte rezultati i sfides me serbin qe mbylli llogarite me Bollelin ne 1 ore e 12 minuta loje. Ne ruandin e dyte numri 1 i Botes do te sfidoje tenstin vendas Zhang qe pozicionohet i 219-ti ne renditjen e federates boterore te tenisit Atp.

Edhe Rafael Nadal e pati te thjeshte kualfikimin per me tej. 29-vjecari spanjoll fitoi 2-0 me sete ndaj tenistit kinez Di Wu. Ne 1 ore 27 minuta me shifrat 6-4 6-4 Nadal arriti te eliminonte kundershtarin e tij dhe tashme ne ruandin e dyte do te gjeje perballe kandezin Vasek Pospisil. Ky i fundit ne ruandin e pare mposhti tenistin nga Republika Domenikane Victor Estrella. Perfundoi shume heret aventura e francezit Adrien Mannarino dhe spanjollit Tomy Robredo ne China Open te cilet u eliminuan respektivisht nga tajvanezi Lu dhe australiani Millman.