Djokovic ‘djersin’ per te kaluar ne raundin tjeter

 

3 here kampioni i “Rogers Cup”, Novak Djokovic rrezikoi seriozisht eliminimin ndaj francezit Gael Monfils, qe kete here ishte shume prane fitores se pare ne karriere ndaj tenistit serb. Numri 1 i botes i cili kishte fituar nente perballjet e meparshme ndermjet tyre e nisi mjaft mire takimin duke u shfaqur dominues. Gjithcka mund te mbyllej fare mire ne vetem dy sete, por mesa duket Nole mendoi per te kursyer energji per ndeshjen dyshe se bashku me partnerin e tij Stan Wavrinka. Rezultati, Djokovic rrezikoi ta mbyllte aventuren e tij ne Canada Open qe ne takimin hapes, ndersa vetem pak ore me vone per pasoje u eliminua ne “doubles” perballe dyshes Nestor – Zimonjic. Numri 22 i botes perfitoi nga leshimet e 27-vjecarit serb dhe madje pasi barazoi gjendjen e seteve kaloi ne avantazhin e nje break-u ne setin final. Monfils e pa veten vetem nje pike larg avantazhit 4-1 ne setin percaktues, megjithate per fatin e tij te mire Nole reagoi pa humbur kohe duke e thyer menjehere ne servis kundershtarin e tij. Tenisti francez shkoi deri dy pike larg fitores por ne fund pas disavantazhit 6-5, dhe rezultatit te mberthyer ne barazimin 30-30 Djokovic fitoi 9 nga 11 piket e fundit te sfides duke mbyllur perfundimisht krejt ndeshjen 6-2, 6-7, 7-6, ne 2h 41’ dhe siguruar keshtu kalimin per ne turin e trete te Mastersit Kanadez. Ashtu si per Djokovic edhe Andy Murray u rikthye serish ne aktivitet pas pushimeve te gjata, duke zhvilluar ndeshjen e tij te pare qe nga turneu i Wimbledonit. Tenisti britanik pati premtuar se do te rikthehej perseri ne nivelet me te larta dhe si fillim 27-vjecari skocez la pershtypjet me te mira ndaj adoleshentit australian Nick Kyrgios, duke e mbajtur fjalen. Qe te dy tenistet ishin cerekfinaliste ne All England Club, madje Kyrgios aty eliminoi Rafael Nadal, sidoqofte ne Toronto diferencat ndermjet tyre rezultuan shume te medha, aq sa talenti me origjine greke mori nje leksion te mirefillte tenisi. 2 here fituesi i Rogers Cup ne fund fitoi gjithe takimin perpara syve te trajneres se tij Amelie Mauresmo me shifrat 6-2, 6-2 ne vetem 54’. Jo-Wilfried Tsonga fitoi me shume veshtiresi 7-6, 6-4 derbin francez ndaj Jeremy Chardy, megjithate vlen te theksohet fakti se numri 36 i botes shperdoroi 2 set point ne tie break-un e setit hapes. Beteja e dy veteraneve David Ferrer – Michael Russell u fitua nga tenisti iberik.

/supersport/