Djokovic e nis me fitore

Us Open nisi ne menyren me te mire te mundshme per numrin 1 te Botes, tenistin serb Novak Djokovic. Nole leshoi vetem 7 game gjithsej ne sfiden e raundit te pare perballe argjentinasit Schwartzman, te cilin e mposhti ne diçka me shume se nje ore e gjysme loje 3-0 me sete me shifrat 6-1 6-2 6-4. Ne raundin e dyte Djokovic do te kete perballe francezin Paul Henry Mathieu. Numri 81 i Botes beri surprizen teksa pasi mposhti ne set final tenistin nga Luksenburgu, Gilles Muller. Nje fitore te lehte siguroi edhe zvicerani Stanislas Wawrinka teksa kaloi 3-0 me sete tenistin nga Republika Ceke, Jiri Vesely. Edhe Andy Murray siguroi nje bilete ne raundin e dyte te Us Open, pasi ia doli te thyente 3-1 me sete holandezin Robin Hasse. 27-vjeçari skocez e nisi shume mire takimin pasi fitoi pa shume veshtiresi dy setet e para, gjithsesi Hasse nuk u dorezua dhe reagoi ne setin e trete duke e fituar ate me shifrat e thella 6-1, perpara se Murray te fitonte setin e katert 7-5 dhe gjithe ndeshjen 3-1. Ne raundin e dyte te Us Open u kualifikua edhe Milos Raonic. Tenisti kanadez theu ne me pak se dy ore loje japonezin Daniel 3-0 me sete me shifrat 6-3, 6-2, 7-6.
Edhe ne kategorine e femrave gjate dites se pare nuk pati asnje surprize. Favoritja numer 2 per te triumfuar ne Us Open, rumunja Simona Halep, kaloi me veshtiresi 2-1 me sete tenisten vendase Collins. Nje bilete ne raundin e dyte e siguroi edhe Maria Sharapova. Tensitja ruse mposhti me lehtesi 2-0 me sete bashkombasen e saj Kirilenko. Edhe polakja Agnjezka Radwanska u kualifikua ne fazen tjeter pasi mposhti me shume lehtesi kanadezen Fichman. Ne ndryshim nga Radwanska amerikania Venus Williams vuajti jo pak per te kaluar ne raundin e dyte. Ne me shume se dy ore loje motra e madhe e familjes Williams mposhti 2-1 me sete tenisten japoneze Date Krumm me shifrat 2-6, 6-3, 6-3.