Djokovic mbret i Parisit. Fiton Roland Garros

Lidhur me artikullin:

Novak Djokovic eshte mbreti i Parisit. Tenisti serb mposhti 3-1 me sete, 3-6, 6-1, 6-2 dhe 6-4, britanikun Andy Murray duke i shtuar palmaresit te tij te vetmin trofe qe i mungonte Roland Garros. Nole leshoi ndaj rivalit te tij vetem ne setin e pare, duke humbur 3-6, ndersa ne tre setet pasardhese tregoi superioritetin e tij si numri nje ne bote. Pervec triumfoi ne nje tjeter Grand Slam shume te rendesishem, Djokovic i kaloi 100 milione Euro perfitime ne karrieren e tij. Ne nje perballje qe zgjati 3 ore e 5 minuta, Murray ishte ndjeshem inferior sidomos ne aspektin fizik. Edhe pse e nisi ne menyren me te mire te mundshme finalen, 29-vjecari nuk mundi ta ruante intensitetin pas nje ore loje, me serbin qe nuk fali ne tre sete radhazi.

Per Nole ky ishte trofeu i 12 Grand Slam, nje me shume se suedezi Bjorn Borg. Djokovic me pare kishte triumfuar 6 here ne Australian Open, tre here ne Wimbledon dhe ne dy here ne Us Open. Me suksesin e fundit ne Roland Garros mund te perfshihet ne grupin e te legjendave te raketes. Per Murray ishte finalja e tete e humbur ne turnete Grand Slam, me keq se britaniku kane bere cekosllovaku Ivan Lendl, qe eshte mundur 11 here dhe Roger Federer qe eshte dorezuar ne nente raste ne finale.

Per te forcuar pozitat e tij mes me te mireve ne historine e tenisit, Djokovic ka objektiva te radhes triumfin ne Wimbledon dhe US Open.