Djokovic nuk has probleme ne Masters te Parisit

Lidhur me artikullin:

Novak Djokovic e nis me kemben e mbare Mastersin e Parisit. Fituesi i dy edicioneve te fundit i turneut 1000 pikesh qe zhvillohet ne kryeqytetin francez, nuk hasi veshtiresi ne sfiden e ruandit te dyte perballe brazilianit Thomaz Bellucci. Ne 1 ore e 35 minuta loje numri 1 i Botes mbylli llogarite me kundershtarin duke trimufuar 2-0 me sete me shifrat 7-5 dhe 6-3. Kjo ishte fitorja e 19 radhazi per Novak Djokovic. U kualfikua per me tej edhe Stanislas Wawrinka.

Zvicerani i cili pozicionohet i 4-ti ne Bote, mundi po 2-0 me sete australianin Bernard Tomic. 6-3 7-6(8-6) ne tiebreak ishin shifrat e kesaj sfide ne favor te Wawrinkas. Edhe fituesi i Mastersit te Parisit ne vitin 2012 spanjolli David Ferrer nuk vuajti per te avancuar ne ruandin tjeter. 33-vjecari nga Alicante kaloi lehtesisht 2-0 me sete me rezultatin 6-2 6-2 ukrainasin Alexander Dolgopolov. Surprizoi talenti kroat Borna Coric qe mundi ne dy sete me te njejtat shifrat 6-4 spanjollin Fernando Verdasco. U kualifikuan ne ruandin tjeter edhe francezet Roger Vasellin e Jeremy Chardy qe eliminuan respektivisht Karlovic dhe Pouille.