Djokovic per here te 8 ne gjysmefinale te US Open

Numri 1 i botes ne tenis per meshkuj, Novak Djokovic ka arritur per here te 8 radhazi finalen e US Open. Ne cerekfinale tenisti serb ka mposhtur me veshtiresi Andy Murray me rezultatin 3-1, ne nje ndeshje qe ka zgjatur 3 ore e 32 minuta. Djokovic u hakmorr keshtu per finalen e humbur ne vitin 2012. Tani tenisti 27 vjecar qe vetem nje here ka arritur te fitje kete turne do te perballet ne gjysmefinale me tenistin japonez Kei Nishikori i cili ka mundur ne cerekfinale zviceranin Stanislaw Wawrinka me rezultatin 3-2 . Kei Nishikori eshte japonezi i pare qe nga viti 1968 qe arrin te kualifikohet ne gjysmefinalet e nje turneu Grand Slam. Ne cerekfinalet e tjera do te perballen Tomas Berdych kunder Marin Cilic dhe Roger Federer kunder Gael Monfils.
Ne ndeshjet cerekfinale per femra, numri 1 i botes Serena Williams ka mundur lehtesisht italianen Flavia Panetta me rezultatin 2-0. Ne gjysmefinale tenistja amerikane do te perballet me rusen Jekaterina Makarowa qe per here te pare ne karrieren e saj arrin ne gjysmefinale te nje Grand Slam. Makarowa ne cerekfinale ka mposhtur bjellorusen Viktoria Asarenka me rezultatin 2-0. Ne gjysmefinalen e dyte do te perballen Caroline Wozniacki me kinezen Peng Shuai.