Djokovic triumfues ne Master te Parisit

Lidhur me artikullin:

Novak Djokovic mund ne vetem dy sete numrin 3 te botes Andy Murray, duke siguruar titullin e katert ne karriere ne Mastersin e Parisit. Ne turneun permbylles te kategorise Masters 1000 Nole perfitoi nga gabimet e shumta te tenistit britanik per te mbrojtur me sukses trofeun ne Paris – Bercy. Ne Palais Omnisports, perpara 14.000 spektatoreve tenisti serb u paraqit me 5 fitore ne 6 takimet e ketij sezoni, ne perballjet ndermjet tyre dhe ne fakt numri 1 i botes e vuri menjehere ne presion tenistin britanik duke e thyer ne sherbim qe ne lojen e trete te setit hapes. Ne vazhdim Djokovic i rrembeu sherbimet tenistit skocez edhe ne game-n e shtate duke fituar bindshem setin e pare. Murray kete vit ka fituar dy trofe Masters, ne Madrid dhe Montreal, madje ne Rogers Cup tenisti britanik mundi ne finale pikerisht numrin 1 te botes. Per Murray-n kjo ishte finalja e pare ne Paris – Bercy dhe me nje fitore 28-vjecari do te garantonte vendin e dyte ne klasifikimin e pergjithshem boteror sidoqofte Andy u paraqit nervoz dhe vuajti si zakonisht forcen e Noles ne aspektin psikologjik.