Djokovic. Viti 2015, nje vit rekordesh

Lidhur me artikullin:

Novak Djokovic nuk njeh limite. Fale suksesit ne Mastersin e Shanghait, Nole theu rekordin e tij te pikeve qe nga momenti qe eshte ngjitur ne krye te klasfikimit Boteror. Ne renditjen e re te publikuar nga Federata Boterore e Tenisit Atp Djokovic numeron 16 mije e 785 pike, kouta me larte ne karriere kjo per serbin. Ne Shanghai 28-vjecari fitoi titullin e tij te 9-te gjate ketij viti, dhe te 57-tin ne karriere. 2015-ta ka qene thjeshte perfekte per Nolen qe ka fituar 73 nga 78 ndeshjet qe ka zhvilluar gjithsej, suksesi i fundit ishte pikerisht ai ndaj Jo Wilfried Tsongas ne Shanghai. Pervec turneut te Dohas ne Katar, Djokovic ka arritur deri ne finale ne 13 turnete e tjere qe ka marre pjese perfshire ketu edhe 4 Grand-slamet e vitit.

Me triumfin ne Shanghai, serbi u ngjit ne kuoten e 25 titujeve ne turnete Masters duke parakaluar zviceranin Roger Federer, ndersa numeron vetem 2 trofe me pak se Rafa Nadal qe kryeson kete klasfikim special. Nole eshte gjithashtu vetem 9 fitore larg permiresimit te ecurise me te mire te tij persa i perket sukseseve radhazi. Nga Marsi deri ne Qershor te vitit te kaluar serbi koleksionoi 28 fitore rresht. Nderkohe ngjitja e francezit Jo Wilfried Tsonga ne 10-shen e pare eshte risia e renditjes se re te publikuar nga Atp. Kundershtari i Djokovic ne finalen e Mastersit te Shanghait pozicionohet pikerisht ne vendin e 10-te.