Dominim i Mercedes. Lewis Hamilton i pari ne provat e lira

Lewis Hamilton regjistroi kohen me te shpejte ne provat e dyta te lira per Cmimin e Madh te Belgjikes, pasi e xhiroi makinen e tij Mercedes per 1 minute 49 sekonda e 189 te mijtat. Piloti anglez iu pergjigj keshtu shokut te tij te skuadres Nico Rosberg. Gjermani i cili dominoi ne sesionin e pare te provave te lira, i mbylli ato ne vendin e dyte me nje kohe diçka me shume se gjysme sekondi me te ngadalte se ajo e Hamilton. Ne pisten e Spa, konfirmoi edhe njehere tjeter formen e mire qe po kalon Fernando Alonso, pasi spanjolli i mbylli provat ne vendin e trete. Pas pilotit iberik te Ferrarit u pozicionuan me rradhe Felipe Massa, Jenson Button e Valteri Bottas. Nuk dhuruan nje paraqijte aspak te mire dy makinat Red Bull me Ricciardon qe u rendit i teti, nderkohe 4-here kampioni i Botes, gjermani Sebasstian Vettel per shkak te problemeve teknike qe perfshine makinen e tij nuk zbriti fare ne piste duke u pozicionuar i fundit. Ndryshe nga Alonso, piloti tjeter i Ferrarit finlandezi Kimmi Raikkonen zhgenjeu edhe njehere tjeter teksa i mbylli provat e lira ne vendin e 15-te. Duke pare formen qe po kalojne dy makinat Mercedes veshtire se Hamilton e Rosberg do te kene rivale edhe ne provat zyrtare qe do te zhvillohen kete te Shtune dhe sipas te gjitha gjasave dy kryesuesve te klasifikimit te pergjithshem do tu duhet te luftojne me njerin tjetrin per pole-positionin, ne cirkuitin e Spa-Francoshamps.