Donald Lu: “Reforma ne Drejtesi eshte nje prioritet. Ekzistojne lidhje serioze te krimit me politiken ne Shqiperi”

Lidhur me artikullin:

Ambasadori amerikan flet pas nje viti qendrimi ne Shqiperi. “Ne pranvere 2016, vendi do te kete nje reforme te thelle te gjyqesorit”. Zoti Lu shprehet per lidhjet e politikes me krimin, procesin e dekriminalizimit, fenomenin e korrupsionit dhe ngritjen e Byrose kombetare te hetimit

Ne Shqiperi ambasadori amerikan Donald Lu, thote se realizimi i Reformes ne Drejtesi eshte interesi paresor i Shteteve te Bashkuara. Ne nje interviste eskluzive per Zerin e Amerikes, ambasadori Lu shprehet se ka besim se ne pranvere parlamenti do ta miratoje ate. Nje vit pas ka nisur detyren e tij ne Tirane, ambasadori flet per lidhjet e politikes me krimin, procesin e dekriminalizimit, fenomenin e korrupsionit, ngritjen e Byrose kombetare te hetimit si dhe perparesite e politikes amerikane ne Shqiperi.
Zeri i Amerikes: Zoti Ambasador, faleminderit shume qe jeni sot me Zerin e Amerikes. U be nje vit qe kur ju erdhet ne Shqiperi. A mund te ndani me ne pervojen tuaj gjate kesaj kohe?

Ambasador Donald Lu: Faleminderit shume per ftesen per te qene me ju te Zeri i Amerikes. Ajo qe me ka bere me shume pershtypje vitin e kaluar, ishin imazhet qe kam pare ne Shqiperi. Dhe disa imazhe ishin te bukura, si ngjitja deri te nje ujvare ne Valbone, apo nje takim me te rinj te shkelqyer ne nje darke iftari ne Ndroq. Ndersa disa imazhe te tjera me vune ne mendime, si per shembull vizita ne Spac, apo bisedat me njerez ne Bregun e Lumit ne Tirane, te cilet perballen me veshtiresi shume te medha. Por kam besim se 2016-a do te sjelle me shume ndryshime pozitive qe do te prekin te gjitha jetet tona.

Zeri i Amerikes: Ju jeni angazhuar fuqimisht per te punuar nga afer me politikanet shqiptare per gjetjen e zgjidhjeve te shume çeshtjeve te rendesishme dhe te komplikuara. Si kane qene keto marredhenie, te lehta, tw veshtira, apo frustruese?

Ambasador Donald Lu: Shume pyetje interesante. Kete pyetje ma bejne vazhdimisht dhe ne menyra te ndryshme. Si diplomat amerikan, per mua eshte shume e pazakonte qe punoj ne nje vend ku amerikanet jane kaq te mirepritur; te mirepritur nga populli i Shqiperise, por edhe nga udheheqesit e saj. Ne kemi marredhenie mjaft te mira me çdo parti politike, por edhe me çdo pjese te qeverisjes. Pervoja ime eshte e jashtezakonshme, sepse kam marredhenie pune mjaft te ngushta per nje game shume te gjere çeshtjesh.

Zeri i Amerikes: Dekriminalizimi ishte nje nder ligjet me te veshtira qe u miratua nga parlamenti. Kemi pare disa hapa te vegjel deri tani, disa politikanet qe jane terhequr, apo te tjere qe ndoshta pritet ta lene parlamentin. Megjithate, a mendoni se ky ligj eshte i mjaftueshem per te keputur lidhjet mes politikes dhe botes se krimit?

Ambasador Donald Lu: Mendoj se çeshtja e krimit dhe e politikes eshte shume e rendesishme, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne mjaft vende te tjera. Mendoj se shqiptaret duhet te jene shume krenare per perparimin qe kane pare gjate nje viti te shkuar. Ne zgjedhjet e kaluara vendore, ne pame udheheqes partish politike nga e djathta dhe nga e majta, qe hoqen nga lista kandidate me te kaluar kriminale. Kemi pare gjithashtu qe Kuvendi u pezulloi imunitetin nje numri deputetesh, qe perballeshin me akuza penale. Siç e dini, zoti Ndoka dhe zoti Frroku dhane doreheqjen nga vendet e tyre ne parlament. Zoti Doshi dhe zoti Prenga perballen aktualisht me akuza penale. Gjithashtu shpresojme shume qe, si rrjedhoje e ligjit per dekriminalizimin, disa anetare te klases politike do te largohen nga politika. Ka nje pjese ne kete ligj qe me pelqen mjaft. eshte pjesa ku thuhet se ligji kerkon qe çdo person ne nje post te zgjedhur zyrtar duhet te plotesoje me shkrim nje deklarate, ku thuhet: jam denuar ne Shqiperi ne kete apo ate kohe, per kete ose ate krim, apo ne çdo vend tjeter te planetit. Pra, duhet te deklarosh se kur e ke kryer krimin dhe nese je denuar. Ne qofte se nuk e ben dhe genjen ne deklarate, kjo ne vetvete eshte nje krim per te cilin ndiqesh penalisht. Ky eshte ligji me i forte ne Evrope per dekriminalizimin dhe nje mjet teper i fuqishem per te ndare boten e krimit dhe te politikes.

Zeri i Amerikes: Sa te thella jane lidhjet mes politikes dhe krimit ne Shqiperi?

Ambasador Donald Lu: Te them te drejten, nuk jam polic, as nuk jam ekspert per boten e krimit. Si njeri qe ka jetuar ketu nje vit, do te thosha se ekzistojne disa lidhje serioze midis ketyre dy boteve dhe ka shume rendesi per te gjithe shqiptaret, qe te mbeshtesin procesin e ndarjes se ketyre dy boteve. Kam punuar ne vende te tjera ku, kriminelet perpiqen te sherbejne ne parlament, ose ne politike per hir te imunitetit qe perfitojne nga kjo. Por ne nje vend normal, ne nje demokraci normale, asnje kriminel nuk deshiron te jete ne politike. Kjo eshte diçka e keqe per biznesin, terheq vemendje te aktivitetet kriminale. Kete duam ne qe te ndodhe ne Shqiperi, pra qe kriminelet te thone: do t’i beja dem puneve te mia, po te futesha ne politike.

Zeri i Amerikes: Zoti Ambasador, ju jeni investuar ne reformen ne Drejtesi. Pak kohe me pare thate se “ndiheni te inkurajuar qe udheheqesit shqiptare kane rene dakort te mbeshtesin opinionin e Komisionit te Venecias”. Por diskutimet mbi rekomandimet e ketij komisioni duket sikur i kane thelluar mosmarreveshjet. A jeni te shqetesuar nga zhvillimet e fundit?

Ambasador Donald Lu: Armand, kam shume besim se ne vitin 2016, ne pranvere 2016, Shqiperia do te kete nje reforme te thelle te gjyqesorit. Perse kam kaq shume besim? Se pari, eshte mjaft e qarte se populli shqiptar e kerkon kete reforme. Se dyti, Komisioni i Venecias ka folur qarte dhe me ze te larte. Ata kane thene se kjo reforme eshte thelbesore per Shqiperine dhe eshte e ngutshme. Bashkimi Evropian ka thene se kjo reforme do t’i hape dyert, deshires se Shqiperise per bisedimet e anetaresimit. Se fundi, kjo reforme ka mbeshtetjen e plote dhe entuziaste te partnerit strategjik te Shqiperise, Shteteve te Bashkuara te Amerikes. eshte shume e vertete se 10 dite me pare, komisioni parlamentar ad hoc, per reformen ne drejtesi, i dergoi Komisionit te Venecias projektligjin bashke me komentet dhe opinionet e partive politike. Me kete vendim te rendesishem, perfundoi puna e eksperteve dhe ekspertet kane bere nje pune fantastike – ekspertet e nivelit te larte, ekspertet e opozites dhe ata te ministrise se Drejtesise. Por tani eshte çasti qe politikanet te bejne punen e tyre. eshte e nevojshme qe udheheqesit e partive politike te punojne se bashku per gjetjen e nje formule, e cila te mund te mbeshtetet si nga opozita ashtu edhe nga qeveria.

Zeri i Amerikes: A mendoni se politikanet shqiptare kane axhenda te fshehta pas qendrimeve publike qe ata kane patur per ceshtjen e reformes?

Ambasador Donald Lu: Shume gazetare ma kane bere kete pyetje, – ne se politikanet shqiptare kane kurajon e duhur ta miratojne reformen. Une do ta permbysja argumentin dhe do te shtroja pyetjen: si munden te mos e miratojne? Populli shqiptar eshte ne favor te reformes, Te gjithe partneret nderkombetare te Shqiperise kane thene se e mbeshtesin reformen. Ne i bejme thirrje popullit shqiptar ta mbeshtese reformen dhe t’i mbaje udheheqesit e tij pergjegjes per te. Ne te njejten kohe, populli shqiptar do te gezoje mbeshtetjen tone, te komunitetit nderkombetar, te Uashingtonit, te Brukselit, por edhe te cdo kryeqyteti te Bashkimit Evropian, per te qene aktivisht i perfshire ne miratimin e reformes. Ne mendojme se kjo reforme do te jete hapi me i rendesishem perpara i demokracise shqiptare ne keto 25 vite.

Zeri i Amerikes: Ju dhe kolegia juaj, ambasadorja e Delegacionit te Bashkimit Europian, jeni kritikuar se jeni perfshire me shume se ç’duhet ne politiken shqiptare, se keni shkuar pertej mandatit tuaj si ambasador, apo se keni qene i njeanshem. Si u pergjigjeni ju ketyre kritikave?

Ambasador Donald Lu: Une do te pyesja, cili eshte roli i nje ambasadori te huaj? Ne mendjen time, detyra kryesore per nje ambasador te huaj eshte te punoje per zbatimin e interesave kombetare te vendit te tij. Ne rastin tim, te interesave te Shteteve te Bashkuara. Dhe une kam udhezime shume te qarta nga shefat e mi me te larte ne Departamentin e Shtetit dhe ne Shtepine e Bardhe, qe perparesia kryesore e qeverise amerikane ne Shqiperi eshte te mbeshtese reformat, ne menyre qe Shqiperia te anetaresohet ne Bashkimin Evropian. Dhe cila eshte reforma kryesore e nevojshme per kete proces? Qartazi eshte reforma ne drejtesi. Shqiptaret mund te presin qe une si ambasador, ne si ambasade, do te vazhdojme te flasim pa frike per kete çeshtje dhe ne ftojme gjithe shqiptaret te behen pjese e nje dialogu kombetar per kete çeshtje te rendesishme.

Zeri i Amerikes: Korrupsioni mbetet thembra e Akilit ne jeten politike shqiptare. Deri tani nuk kemi pare perpjekje serioze dhe nje lufte serioze kunder ketij fenomeni, i cili nuk ka shkuar pertej niveleve te ulta. Ju keni permendur ministra te korruptuar. Ku mbeshteten akuzat apo deklarimet tuaja?

Ambasador Donald Lu: Korrupsioni ekziston ne te gjitha vendet, ekziston edhe ne Shtetet e Bashkuara. Ka anetare kongresi, ka gjykates ne vendin tim, qe jane ne burg per korrupsion. Lufta ndaj tij nuk eshte fituar, lufta ndaj tij duhet te zhvillohet çdo dite. Dhe ne fund te fundit, ka te beje me vullnetin e nje vendi, qe ose ta pranoje korrupsionin dhe te paguaje rryshfetet, ose te ngrihet me kurajo dhe ta luftoje korrupsionin. Kur punoja ne Azine Qendrore, ne Kirgistan, para 13 vjetesh, ne universitete filloi nje levizje e vogel, e qete. Studentet u ngriten duke thene “nuk e durojme dot me tej korrupsionin, nuk do t’u paguajme me rryshfete profesoreve, nuk do te paguajme me per notat tona”. Ata nenshkruan nje angazhim “nuk do te paguajme me rryshfete”. Levizja e tyre u perhap me shpejtesi ne Kirgistan neper universitete, me pas edhe ne sektore te tjere te shoqerise dhe u perhap edhe ne vende te tjera te Azise Qendrore. eshte e fuqishme kur studentet ngrihen kunder korrupsionit. Ajo qe shohim sot ne Shqiperi, edhe ne Universitetin e Tiranes, po shohim nje deshire, nje perpjekje, per t’u ngritur kunder korrupsionit. Kjo do te sjelle ndryshimin e mentalitetit te korrupsionit, Kjo do te sjelle fundit e korrupsionit.

Zeri i Amerikes: Zoti Ambasador, si do t’i pershkruanit marredheniet mes SHBA-ve dhe Shqiperise. Cilat jane perparesit kyçe te Shteteve te Bashkuara?

Ambasador Donald Lu: Une kam punuar ne sherbimin diplomatik per gati 25 vjet. Kurre nuk kam punuar ne nje vend qe ka marredhenie kaq te ngushta me Shtetet e Bashkuara. Marredheniet po forcohen dita-dites. Ne punojme se bashku ne shume fusha. Ne kemi tre perparesi kryesore si amerikane, ne Shqiperi. Se pari, e kam thene edhe me pare, eshte te mbeshtesim reformat, qe te ndihmojme Shqiperine te anetaresohet ne BE. Se dyti, ne jemi te angazhuar te ndihmojme Shqiperine te behet nje aleat me i forte ne NATO. Se treti ne duam te mbeshtesim popullin shqiptar qe te zhvilloje institucionet demokratike. Veç reformes ne drejtesi, kete vit kemi ne plan edhe tri perparesi te tjera: te vazhdojme te punojme drejt realizimit te nismes per krijimin dhe trajnimin e nje Byroje Kombetare Hetimi, bazuar ne FBI-ne amerikane, permes se ciles shqiptaret do te hetojne rastet e korrupsionit. Se dyti, ne po bashkepunojme shume afer me Ministrine e Mbrojtjes dhe vendet e tjera te NATO-s, per te modernizuar format e armatosura te Shqiperise, kryesisht disa njesi te rendesishme te ushtrise, qe te sherbejne krahas forcave te NATO-s kudo ne bote. Dhe se fundmi ne jemi shume te angazhuar per zhvillimin e sektorit te organizatave jo-qeveritare ne Shqiperi dhe te shtypit te pavarur, qe te sherbejne si vezhguese te abuzimeve nga qeveria ose opozita.

Zeri i Amerikes: Ju keni zgjedhur te flisni shqip ne shume raste. Se pari urime per menyren se si ju e flisni, pasi eshte nje gjuhe e veshtire. Nese mundem, pse keni zgjedhur te flisni kaq shpesh ne shqip, madje dhe per ceshtje te rendesishme? A mos druheni se mesazhet tuaja mund te keqinterpretohen?

Ambasador Donald Lu: Faleminderit per pyetjen. Perpiqem te perdor cdo dite gjuhen shqipe, sepse ambasadori Rayerson me ka thene dicka. Ambasadori Rayerson ishte ambasadori i pare amerikan pas komunizmit dhe ai flet nje shqipe te jashtezakonshme. Ai me ka thene se e vetmja menyre per te mesuar nje gjuhe eshte te kesh kurajon, kurajon per ta perdorur ate. Dhe ai me tha gjithashtu se kjo eshte e vetmja rruge qe te nisesh te kuptosh shqiptaret e zakonshem dhe jo vetem elitat politike. Gjate jetes sime kam mesuar 8 gjuhe dhe padyshim gjuha shqipe eshte me e veshtira, por dhe me e bukura.